Lajme

EHF shkruan për synimin e Kosovës për kualifikim në Botëror

Autori: Gazeta inFokus 12:11 | 28 October 2024

Kosova, Lituania, Izraeli dhe Italia janë Kombëtaret e kualifikuara në fazën e dytë të kualifikimeve për Kupën e Botës 2025. Këto kombëtare i kanë fituar grupet përkatëse, ndërsa në fazën e parë garuan 12 kombëtare evropiane.

“Beku i majtë, Leonora Demaj ishte hero i fundjavës për Kosovën , duke shënuar gola dhe duke u bërë golashënuesja më e mirë e fazës së parë”, ka shkruar Federata Evropiane e Hendbollit (EHF).

“Pas kualifikimit në fazën e dytë në edicionin e kaluar, Kosova arriti në fazën e njëjtë sërish. Në kualifikimet për Kupën e Botës 2023, Kosova ishte eliminuar në fazën e dytë nga Polonia. Për Botërorin 2025, te Kosova shpresojnë të arrijnë më shumë. Për fat, e kanë armën e fshehtë në Leonora Demajn. 27-vjeçarja mori vëmendjen e turneut në Belgjikë, ku i shënoi 24 gola në dy ndeshje, më shumë se çdo lojtare tjetër. Pasi i shënoi 11 gola në ndeshjen hapëse ndaj Belgjikës, Demaj kishte paraqitje edhe më të mirë ndaj Bosnjë-Hercegovinës, duke shënuar 13 herë dhe duke ndihmuar Kosovën të festojë”.

-Advertisement-

Shorti i fazës së dytë është më 14 dhjetor në Vjenë.

Ndërsa ndeshjet do të zhvillohen në prill të vitit të ardhshëm.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera