Lajme

Kurti i përgjigjet Haradinajt: Gjithmonë kam qenë “good guy”

Autori: Gazeta inFokus 11:39 | 04 August 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në seancën e sotme i është përgjigjur kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë së Kosovës, Ramush Haradinajt, i cili ironizoi me Kurtin duke i thënë se ky i fundit është bërë “good guy”, pas vendimit për shtyrjen e zbatimit të reciprocitetit, shkruan Gazeta Infokus.

I pari i qeverisë, ia ktheu Haradinajt duke thënë se ai gjithmonë ka qenë “good guy”

“Ju e dini shumë mirë unë kam qenë gjithmonë good guy, gjithmonë kam qenë good guy. Pra absolutisht unë nuk ju kuptoj çfarë vlere paske mos me qenë good guy. Kam besuar në atë që e kam thënë dhe kam vepruar sipas asaj që kam besuar. Qekjo të bën good guy””, ka thënë Kurti.

-Advertisement-

Shefi i ekzekutivit tha se ka bërë edhe veprime radikale, por kjo vetëm kur shteti e kombi kanë qenë në rrezik, duke thënë se radikalizmi ka qenë nga nevoja.

Ai po ashtu tha se nuk është radikal për nga karakteri, por për nga tema.

“Kur është situata tejet e rrezikshme për shtetin për kombin, po kam bërë veprime radikale, por tash nuk është ajo situatë. Unë nuk jam radikal për nga karakteri, por për nga tema”, ka thënë Kurti./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera