Kurti: Historia e gjuhës rome është e gjatë, sikurse që është edhe rruga përplot sfida për mbijetesën e saj
Autori: Gazeta inFokus 22:47 | 17 November 2023
Me rastin e manifestimit të 5- Nëntorit, Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Rome, kryeministri Albin Kurti mori pjesë në shënimin e kësaj dite, organizuar nga Zyra për Çështje të Komuniteteve, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, e cila u mbajt në qytetin e Prizrenit.
Sipas komunikatës së Qeverisë, në këtë organizim, prezent ishin edhe zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, Emilija Rexhepi, zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Sylejman Elshani, Erxhan Galushi, deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës, si dhe komisioneri për Gjuhën, Slavisha Madenoviq.
Duke iu drejtuar të pranishmëve, kryeministri Kurti u shpreh i lumtur që është në mesin e tyre në shënimin e kësaj dite të rëndësishme siç është Dita Botërore e Gjuhës Rome- 5 Nëntorit.
Ai tha se është krenar që kontribuojnë për këtë gjuhë, me Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve dhe me mekanizmat institucionalë për të drejtat gjuhësore duke theksuar se në të gjithë botën ekzistojnë vetëm tri komuna ku gjuha rome është në përdorim zyrtar. Ai nënvizoi se një prej tyre është në Maqedoninë e Veriut, ndërsa dy të tjera janë në Kosovë: Graçanica dhe qyteti i Prizrenit në të cilin është mbajtur edhe manifestimi i kësaj dite dhe date të rëndësishme.
Siç theksoi kryeministri, Qeveria e Republikës së Kosovës po angazhohet për edukimin e brezave të rinj dhe rritjen profesionale, e që janë investuar 200 mijë euro në qendra mësimore për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian, si dhe kanë ofruar 500 bursa për nxënësit e këtyre komuniteteve në shkollat e mesme. Më pas kryeministri potencoi se janë ndarë fonde për 100 bursa edhe për studentët e këtyre komuniteteve në fakultet.
“Në vitin 2022, ne kemi trefishuar numrin e pjesëtarëve të këtyre komuniteteve që janë trajnuar në Qendrat tona të Aftësimit Profesional, dhe 35 biznese fillestare nga komuniteti rom, ashkali dhe egjiptian kanë marrë grante nga Ministria për Komunitete dhe Kthim. Këtë vit, edhe 35 biznese dhe fermerë nga këto komunitete kanë marrë grante. Ne kemi bashkëpunuar me policinë për ta siguruar rekrutimin më të madh të komuniteteve në raundin e fundit”, tha kryeministri drejtuar të pranishmëve, transmeton Telegrafi.
Kryeministri Kurti, tha se ndihet i lumtur për rastet kur përdoret gjuha rome në nivel qendror, ai me këtë rast veçoi se për herë të parë në gjuhën rome është përkthyer Strategjia për Romët dhe Ashkalitë, po ashtu edhe Strategjia dhe Plani për të Rinjtë, po përkthehet në gjuhën rome dhe atë turke, përfundoi kryeministri.
Në përmbyllje të fjalës së tij, kryeministri Kurti tha se që një gjuhë të mbahet gjallë me dokumente zyrtare, duhet të jetë e tillë edhe në përdorim të përditshëm, për komunikim mes fqinjëve, për ndarjen e lajmeve familjare, për çaste lumturie, për artikulimin e ëndrrave, për dashurinë.
Të tjera
-
Partitë politike ende s’i kanë dërguar listat e kandidatëve për deputetë, afati është deri më 11 dhjetor
Më 1 qershor ka filluar afati për subjektet politike që të dorëzojnë kërkesat...
-
Mbeti i plạgosur, alarmon babai i shokut të Martinit: Janë dy vrạsës, njëri është i lirë
Babai i të miturit i cili mbeti i plagosur gjatë sherrit me viktimë Martin Ca...
-
Osmani takon në Kanada Admiralin e NATO’s, i thotë që prania e KFOR ka qenë gjithmonë e rëndësishme për paqen dhe sigurinë në Kosovë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me admiralin Rob Bauer, kry...
-
Kurti: Matematika është një nga lëndët më të rëndësishme për të ardhmen intelektuale të fëmijëve
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në një ngjarje të organizuar ...
-
Guerot: Marrëveshjen e Ohrit e konsiderojmë detyrimore për të dyja vendet si për Kosovës dhe Serbinë
Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot u shpreh se anëtarësimi i Koso...
-
Serwer: Kurti duhet ta ketë prioritet përmirësimin e marrëdhënieve me aleatët perëndimor
Profesori në Universitetin amerikan, Johns Hopkins, Daniel Serwer thotë se në...
-
Ja si do të jetë moti sot gjatë ditës
Sot në Kosovë pritet të kemi mot stabil, por shumë të ftohtë në mëngjes. Temp...
-
Edi Rama zhvillon sot takimin me shqiptarët e Londrës: Në rrugën drejt Shqipërisë 2030
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama do të zhvillojë ditën e sotme (24 nëntor) ...
-
Burri në Shtërpcë gjen në oborr një person pa shenja jete, policia po e heton rastin
Një burrë në Shtërpcë ka raportuar se në oborrin e shtëpisë së tij gjendet nj...
-
Prishtinë, dy persona shkaktojnë dhụnë psiqike ndaj familjares
Dy persona në Prishtinë dyshohet se kanë ushtruar dhunë psiqike ndaj një fami...
-
Plagὀsja e dyfishtë në Vranjec, arrestohet edhe një i dyshuar
Dje është arrestuar edhe një i dyshuar për plagosjen që ndodhi të enjten në V...
-
VV-ja sot mban konferencë për media, do të shpalosen informacione të rëndësishme lidhur me zhvillimet e fundit
Lëvizja Vetëvendosje sot do të mbajë konferencë për media. Sipas njoftimit...