Lajme

Kurti ftohet të raportoj në Kuvend për pranimin e draftit të Asociacionit

Autori: Gazeta inFokus 12:15 | 30 October 2023

Shefi i deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, bëri të ditur sot se në seancën e së premtes do të ftohet për raportim kryeministri Albin Kurti, lidhur me pranimin e draftit të Asociacionit.

Gashi tha se në mbledhjen e Kryesisë foli edhe për grevën e minatorëve të Trepçës, për çka ka kërkuar që të ndërmerren masa.

“Sot në mbledhjen e Kryesisë u pajtuam që ta ftojmë për raportim kryeministrin Albin Kurti se çfarë ka pranuar në Bruksel. Cili është ai draft dhe çfarë ka pranuar kryeministri në Bruksel”.

-Advertisement-

“Ne shprehëm shqetësimin për grevën e minatorëve dhe kërkuam që institucionet të marrin masa për kërkesat minimale që i kanë grevistët”, tha Gashi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera