Kurti: Fondi Sovran e bën Qeverinë më të vogël, por Kosovën më të fortë

Autori: Gazeta inFokus
22:10 | 16 May 2023
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti thotë se Fondi Sovran është projekti më i madh ekonomik në vend, ndonjëherë.
Sipas Kurtit, ndërmarrjet publike do barten nga qeveria në Fond dhe sipas tij kjo do të përmisojë menaxhimin e tyre.
Kurti thotë se Fondi Sovran e bën shtetin më të fortë dhe më të pasur.
“170 shtete të botës, nga gjithsej rreth 200 sa janë gjithsej, kanë fonde sovrane. Trendi më i lartë i formimit të fondeve sovrane është shënuar në fillim të viteve 2000. Dy dekada pas, Kosova do të jetë pjesë e shumicës së botës dhe e trendit global”, shkroi Kurti tutje.
Shkrimi i plotë:
Fondi Sovran është projekti më i madh ekonomik në vend, ndonjëherë.
Këtë muaj janë bërë fiks gjashtë vjet prej kur për herë të parë dhamë propozimin e bashkë me të edhe zotimin për Fondin Sovran. Prej atëherë, ai ka qenë pjesë e secilës platformë tonë zgjedhore, përfshirë edhe programin qeverisës të Qeverisë Kurti 1.
Ndërmarrjet tona publike, të cilat nuk operojnë më me humbje si në të kaluarën, së bashku me 24 mijë asete tjera do barten nga qeveria në Fond, që do të rrisë mundësinë e investimeve dhe përmirësojë edhe më shumë menaxhimin e tyre. Kjo e bën qeverinë më të vogël por shtetin më të fortë e më të pasur, duke na vendosur në hartën e tregjeve botërore financiare.
170 shtete të botës, nga gjithsej rreth 200 sa janë gjithsej, kanë fonde sovrane. Trendi më i lartë i formimit të fondeve sovrane është shënuar në fillim të viteve 2000. Dy dekada pas, Kosova do të jetë pjesë e shumicës së botës dhe e trendit global.
Të dielën e 7 majit, në bashkorganizim me FES mbajtëm konferencën për themelimin e Fondit Sovran. Projektligji që tashmë ka kaluar edhe konsultimet publike, shpejt do të miratohet në Qeveri. Sot në sallën 506 të mbushur plot, para deputetëve të grupit parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, aktivistë e ekspertë të pavarur, së bashku me anëtarë të kabinetit të qeverisë, e përkrah anëtarëve të grupit punues për hartimin e koncept-dokumentin, në krye me profesorin Besnik Pula dhe grupin punues juridik të drejtuar nga koordinatorja Rrezarta Pllana, prezantuam e diskutuam për atë që do të jetë bërthama e sovranitetit tonë ekonomik.

Të tjera
-
Lutfi Haziri nuk do zgjedhje të reja: “Kosova nuk e ka atë komoditet”
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, tha se nuk voton për...
-
Tejkaloi shpejtësinë, shoferi në Ferizaj gjobitet me 300 euro dhe i ndalohet vozitja për 3 muaj
Policia në Ferizaj ka njoftuar se ka gjobitur me 300 euro dhe 3 muaj ndalim t...
-
Gjendet pa shenja jete një i moshuar në liqenin e Pogradecit
Një burrë i moshuar është gjetur pa shenja jete në liqenin e Pogradecit. S...
-
Dje sërish dështoi konstituimi i kuvendit, nesër përpjekja e radhës
Dje dështoi përpjekja e 42’të për konstituimin e kuvendit. Një përpjekje e ti...
-
Shkon në 51 numri i viktimave nga përmbytjet në Teksas
51 persona kanë vdekur si pasojë e përmbytjeve në Teksas, përfshirë 15 fëmijë...
-
Çka thuhet në raportin e Policisë për 2 vjeçaren që u mbyt në pishinë
Një fëmijë 2 vjeçar është mbytur mbrëmë në një pishinë familjare në fshatin Z...
-
Arrestohet pejani pasi tentoi të kryente marrëdhënie sek*suale me një grua
Një burrë është arrestuar në Pejë, nën dyshimin se kishte tentuar të kryejë m...
-
I dënuari me 20 vjet burgim për trafik ndërkombëtar droge, kapet në hyrje të Shqipërisë
Alija Arslan, 34-vjeçari nga Maqedonia e Veriut, shtetas i shpallur në kërkim...
-
Dhun*oi psiqikisht nënën, motrën dhe fëmijët e saj, arrestohet shtetasi i huaj në Pejë
Një shtetas i huaj është arrestuar në Pejë, nën dyshimin se kishte ushtruar d...
-
Arrestohet një person në Vushtrri pas një zënke për transport gruri
Policia e Kosovës ka arrestuar një person në fshatin Nadakovc të Vushtrrisë, ...
-
Theret një person në Fushë Kosovë pas një mosmarrëveshje në komunikacion
Një person është therur me thikë në Fushë Kosovë. Ngjarja ka ndodhur të sh...
-
I riu në Gjakovë vdiq pasi u lëndua rëndë në një fabrikë të tullave
Pak orë më herët është raportuar për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në Gj...