Lajme

​Kurti flet për takimet dhe diskutimet që kishte në Greqi

Autori: Gazeta inFokus 10:46 | 10 April 2022

Kryeministri Kurti të dielen në mëngjes ka shkruar për takimet që ka mbajtur në Greqi në kuadër të Forumit Ekonomik të Delfit.

Një ditë pasi kërkoi njohjen e Greqisë gjatë një bisede me gazetaren e “Politico Europe” ku Athinën e quajti lidere të rajonit, të shtunën Kurti pati takim edhe me Kryeministrin grek dhe homologët e Ballkanit.

Të dielën ai i bëri një rekapitulim të qëndrimit treditesh në shtetin helen.

-Advertisement-

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me anë të një postimi në Facebook ka treguar për temat që janë diskutuar dhe takimet që i ka zhvilluar në kuadër të Forumit Ekonomik në Delfi të Greqisë.

Në mesin e disa takimeve të zhvilluara, Kurti tregon se është takuar edhe me të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

“Escobar ma rikonfirmoi në takim mbështetjen e ShBA-së për Kosovën, sovranitetin e integritetin e saj territorial dhe për aspiratat për integrime evropiane dhe euroatlantike”, shprehet Kurti ndër të tjera.

Në përmbyllje të Forumit Kurti thotë se ka marrë pjesë në drekën e shtruar nga Kryeministri i Greqisë bashkë me homologët e Ballkanit, ku shpalosë detaje se çka u diskutua.

“Biseduam për situatën në Ukrainë dhe për solidarizimin e mbështetjen për luftën çlirimtare të popullit ukrainas. Theksova që duhet të jemi syhapur karshi lidhjeve të gjera dhe të thella të Federatës Ruse dhe Serbisë dhe rrezikun që paraqesin për destabilizimin e rajonit. Për paqen dhe stabilitetin afatgjatë është i domosdoshëm integrimi sa më i shpejtë dhe i plotë i Ballkanit Perëndimor në strukturat e Bashkimit Evropian dhe të NATO-s”, thekson ai.

Postimi i plotë i Kurtit:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera