Kurti flet për sulmin në Banjskë: Për sa kohë që fqinjët e Serbisë nuk janë pjesë e BE-së, ata nuk janë të sigurt prej saj
Autori: Gazeta inFokus 18:33 | 11 November 2023
Kosova po përballet me kërcënime të sigurisë nga jashtë, veçanërisht nga Serbia, tha kryeministri i Kosovës Albin Kurti në ditën e dytë të Forumit të Paqes në Paris.
Kurti përmendi sulmin në Banjskë, duke theksuar se ai ishte një arsyetim për hyrjen e ushtrisë serbe në Kosovë.
“Nuk ka vetëm kërcënime të brendshme për sigurinë, por ka edhe kërcënime të jashtme për sigurinë dhe kjo ka të bëjë me kohën gjeopolitike që po kalojmë, dhe nga ana tjetër ka të bëjë me fqinjin tonë verior që nuk e njeh Kosovën. Para më pak se dy muajsh e patëm këtë sulm nga një grup paramilitar terrorist nga Serbia në veri të vendit tonë. Ata vranë një polic të Kosovës dhe donin të shkaktonin një përshkallëzim të madh për të krijuar kaos total si arsyetim për hyrjen e ushtrisë serbe në Kosovë”, tha ai.
Kurti ka shtuar se Kosova ka vetëm një alternativë, anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe NATO.
“Për hir të sigurisë së vendit tonë, ne duhet të merremi me këto grupe që duan të jenë si Wagner që duan të shkaktojnë destabilizimin dhe duhet të fokusohemi në situatën gjeopolitike në të cilën nuk kemi alternativë sepse nuk duam të kanë një alternativë përveç BE-së dhe NATO-s, por ka vende që mendojnë dhe bëjnë diçka tjetër”, tha ai.
I pyetur nëse BE-ja mund ta ndihmojë Kosovën, Kurti ka thënë se beson në dy obligime që dalin prej saj.
“Kemi dy premtime, një nga Von der Leyen për planin e zgjerimit, por kemi edhe premtimin e Charles Michel se viti 2030 është viti kur BE-ja dhe Ballkani Perëndimor do të bashkohen. Ne kemi kohë dhe kemi substancë dhe duhet ta përdorim atë për të hyrë në një rrugë që është e pakthyeshme. Jo të gjitha vendet kanë të njëjtin pasion dhe dëshirë për anëtarësim në BE”, ka thënë Kurti.
Të tjera
-
Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës: 3 fëmijët e vdekur janë të moshave 13 dhe 15-vjeçare
Një rast i rëndë ka ndodhur para disa orësh në fshatin Jabllanicë të Gjakovës...
-
Tragjedi e madhe, shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Gjakova dhe Kosova janë tronditur nga një tragjedi që ka ndodhur sot pasdite ...
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira. Era do të ...
-
Rritja e çmimit të energjisë elektrike nga 2021 – 2024
Njohësi i integrimeve evropiane, Shenoll Muharremi, ka publikuar një status n...
-
Lushtaku falenderon qytetarët e Vushtrrisë: Tubim madhështor që reflekton forcë e besim
Mergim Lushtaku, kandidati për deputet me numrin 100 nga Partia Demokratike e...
-
Dervishaj: Prekazi, simbol i luftës dhe sakrificës, bashkë do i sjellim 77 të mirat që i meriton Kosova
Shahin Dervishaj, kandidati për deputet nga diaspora me numrin 77 nga Partia ...
-
Bedri Hamza: Ministër me aktakuzë në kabinetin tim nuk mundet me pas
I ftuar në emisionin Oxygen në Klan Kosova, Bedri Hamza tha se, ashtu si në l...
-
Ganimete Musliu për herë të parë tregon momentin kur mendojë ta lërë politikën
Ganimete Musliu, kandidate për deputete me numrin 12 nga Partia Demokratike e...
-
Lushtaku pas takimit me qytetarët e Prekazit e Rezallës: Aty ku fryma na shpije drejt fitores së madhe
Mergim Lushtaku, kandidati për deputet me numrin 100 nga Partia Demokratike e...
-
Ahmeti: Sonte foli Sllovia, shtylla e palëkundur e fitores së Lidhjes Demokratike të Kosovës
Kryetari i Komunës së Lipjanit dhe kandidati për deputet me numrin 7 nga radh...
-
Ky është ekipi dhe futbollisti i preferuar i Bedri Hamzës
Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamz...
-
Gjuajtja me ạrmë zjạrri në Ulpianë – Policia jep detaje
Gjuajtje me armë zjarri në lagjen Ulpiana, Policia në vendngjarje Para pak...