Kurti flet për Asociacionin, numëron gjashtë kushte që mund të çojnë deri në formimin e tij

Autori: Gazeta inFokus
11:30 | 02 February 2023
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është deklaruar sot para deputetëve në Kuvendin e Kosovës.
Kurti me këtë rast ka theksuar se në të gjitha takimet e deritanishme të organizuar me ndërmjetësin e BE-së dhe këshilltarët e lartë të vendeve partnere e mike të QUIN-t, ka potencuar
Përkushtimin që sa më shpejtë që është e mundur të arrihet dakordimi final rreth propozimit franko-gjerman, apo më mirë të thuhet të BE-së e të mbështetur nga Franca dhe Gjermania.
Kurti tha se jemi të interesaur të punojmë sa më intesivisht që marrëveshja e njëjtë të finalizohet dhe të nënshkruhet nga palët.
“Kërkojmë nga zyra e përfaqësuesit të lartë të BE-së, Joseph Borrell, që sa më parë të ftoj të takime të rregullta që të finalizohen marrëveshjet. Jam i gatshëm që të kontribuojë në gjetjen e zgjidhjes më të mirë të mundshme e të sigurohemi për mekanizma që garantojnë implementim të saj. Pika e 10-të e propozimit për marrëveshje bazë, i dedikohet zbatimit të marrëveshjeve të deritanishme në kuadër të dialogut dhe në kuadër të këtij neni do të trajtohen të gjitha marrëveshjet e mëhershme, përfshirë edhe ajo e 19 prillit 2013.Çfarëdo tentative të caktuar të marrëveshjes bazike të nxirren e të promovohen si nene ekskluzive, apo parakushte për ecje përpara janë sa të pakuptimta aq edhe joproduktive.Normalizimi i plotë i marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë me njohje reciproke duhet të garantojë edhe të drejtat e pakicave”,tha Kurti.
Ai theksoi se shteti normal demokratik nuk i diskriminon pakicat, por i mbron dhe i ruan si shoqëri shoqërore.
“Normalizimi i jashtëm i marrëdhënieve duhet të kontribuojnë normalizimit të brendshëm të shtetit. Sa i përket marrëveshjes së 19 prillit ky është qëndrimi im dhe i qeverisë. Asociacioni i komunave i dalë nga marrëveshja Thaçi-Daçiq, apo marrëveshja e parë e parimeve si mekanizëm i tillë mund të konsiderohet nga Kosova me këto kushte”,tha Kurti.
Ai theksoi se në një, Asociacioni duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi, Asociacioni s’mund të ketë pushtet publik dhe ekzekutiv.
“Nën dy, duhet ti shërbejë vetëm bashkëpunimit në mes komunave. Të drejtat e pakicave kombëtare dhe mekanizmat mbrojtës përkatës duhet të ngërthejnë parimin e reciprocitetit ndërmjet dy shteteve dhe të marrin parasysh standardet dhe modelet evropiane.Po ashtu para vendosjes së Asociacionit strukturat ilegale në veri shuhen dhe bëhet dorëzimi i të gjitha armëve ilegale. Asociacioni është pjesë e marrëveshje finale dhe zbatohet pas njohjes reciproke dhe pasi Serbia të ketë pranuar parimet e kartës së OKB-së në raport me Kosovën.Presidenti i Serbisë i tërheqë letrat e dërguara për mos pranimin e Kosovës për anëtarësim në BE, e që paraqet shkelje të po asaj marrëveshje Thaçi-Daçiq të 19 prillit 2019”,shtoi Kurti

Të tjera
-
Haradinaj për deklaratën e Bekë Berishës: S’jemi konsultuar ende, por jemi për një zgjidhje – presim ofertë nga Kurti
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka thënë ...
-
Trump: Nuk jam i sigurt nëse mund ta ndaloj luft*ën në Ukrainë
Presidenti amerikan Donald Trump tha se nuk ishte i sigurt nëse do të ishte n...
-
Policia e konfirmon: Mesazhi për bom*bë dyshohet se erdhi nga Serbia
Policia e Kosovës ka njoftuar se është duke zhvilluar hetime intensive lidhur...
-
Deliu-Kodra: Jo serioziteti i VV-së, pengesa më e madhe për ngërçin në Kuvend
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka deklaruar se po ta merrte me serio...
-
Gashi: Vazhdimi i përpjekjeve për të cenuar rendin Kushtetues është i dëmshëm veçanërisht për VV
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka thënë se i takon p...
-
Ndërprerjet e energjisë elektrike prekin mbi 15,000 njerëz në të gjithë Teksasin
Ndërprerjet e energjisë elektrike kanë prekur 15,070 persona në të gjithë sht...
-
Cakolli: Dehari sërish e mbylli seancën në mënyrë arbitrare – fjalimet pas mbylljes bien ndesh me Rregulloren
Eguen Cakolli nga KDI ka reaguar pas dështimit të një tjetër seance konstitui...
-
Mbytet një fëmijë në një pishinë familjare në fshatin Zallç të Istogut
Një fëmijë është mbytur mbrëmjen e sotme në një pishinë familjare në fshatin ...
-
Haxhiu përsërit qëndrimin: Tërhiqem nëse s’i marr 61 “vota të fshehta”
Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, e ka përsëritur qëndrimi...
-
Kadrijaj: Albin Kurti është bllokues, Lëvizja Vetëvendosje është bllokuese
Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka thënë se bllokuesit e Kuvendit të Kosov...
-
Krasniqi: Gjykata ta vlerësojë sa më parë lëndën, të bie poshtë insistimi për votim të fshehtë
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka reaguar pas dështimit të 42-të të konst...
-
Lushaku-Sadriu: VV-ja i ka marrë peng institucionet për ta mbajtur veten në qeveri
Deputetja e Lidhjes Demokratike e Kosovës, Jehona Lushaku – Sadriu, pas dësht...