Kurti flet me Sobotkan: Marrëveshja e Ohrit të zbatohet e plotë, pa vonesa dhe pa kushtëzime
Autori: Gazeta inFokus 19:44 | 08 May 2023
Në ditën që u mbajt për herë të parë konferenca ”Vienna Economic Talks”, në Prishtinë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti Wolfgang Sobotkan, në vizitën e tij të parë zyrtare si Kryetar të Kuvendit të Republikës së Austrisë.
Ai tha se sot ishte një ditë e veçantë për të meqë në mëngjes mirëpriti Forumin Ekonomik të Vjenës, kurse orët zyrtare të punës, po i përmbyll me takimin me Kryetarin e Kuvendit austriak, Sobotka.
Në takimin që u zhvillua në ndërtesën e Qeverisë, kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen për ndihmën dhe mbështetjen në çdo fazë të historisë së re të vendit dhe marrëdhëniet e shkëlqyeshme dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Austrisë, të cilat janë të hershme dhe për të cilat angazhohemi që t’i forcojmë çdo ditë.
Gjatë bisedës, kryeparlamentari Sobotka, u njoh më hollësisht me përparimin dhe arritjet e Kosovës, veçanërisht në dy vitet e fundit dhe me zhvillimet aktuale në vend.
Kryeministri Kurti e njoftoi me indikatorët më të fundit ekonomikë dhe demokratikë, dhe me rezultatet në luftimin e krimit dhe korrupsionit. Kryetari Sobotka dha vlerësimin e tij pozitiv për progresin e arritur në luftën kundër korrupsionit.
Ata diskutuan edhe për fushat në të cilat, krahas vullnetit, ekziston edhe potenciali për bashkëpunim edhe më të thellë si ajo e ekonomisë, shkëmbimeve tregtare, mjedisit dhe projekteve infrastrukturore. Për sa i përket bashkëpunimit në fushën e politikës së jashtme, z. Sobotka konfirmoi vazhdimin e mbështetjes së Austrisë ndaj Kosovës në Këshillin e Evropës deri në anëtarësimin e plotë të saj.
Ndër të tjerash, kryeministri Kurti dhe kryetari Sobotka folën edhe për procesin e dialogut dhe raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me fokus te takimi i javës së kaluar në Bruksel dhe Marrëveshja Bazike dhe Plani i Zbatimit sipas dakordimeve në Bruksel dhe Ohër. Me këtë rast, kryeministri Kurti theksoi kontributin dhe angazhimin konstruktiv të Kosovës në të gjitha takimet dhe përgjatë gjithë procesit, si dhe rëndësinë që Marrëveshja Bazë, që derivon nga propozimi evropian, me përfshirje të drejtpërdrejt të Francës, Gjermanisë dhe Italisë, të zbatohet i plotë, pa vonesa dhe pa kushtëzime.
Të tjera
-
Gjermania ua zgjat mandatin ushtarëve të saj në Kosovë, vendim vjen pas ngritjes së tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë
Kabineti qeveritar i Gjermanisë, nën udhëheqjen e kancelarit të Olaf Scholz, ...
-
Specialja ia vazhdon paraburgimin ish-presidentit Thaçi
Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë ia kanë vazhduar masën e par...
-
Qeveria gjermane voton pro zgjatjes së mandatit të ushtarëve në Kosovë
Kabineti qeveritar i Gjermanisë, nën udhëheqjen e kancelarit të Olaf Scholz, ...
-
Ademi në Athinë, takohet me kuzhinierin e famshëm turk, Nusret
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, po qëndron në Ath...
-
Policia kontrollon Parlamentin Evropian, dyshohet për ndërhyrje ruse
Zyra e prokurorit federal të Belgjikës ka thënë sot se policia ka kryer kontr...
-
Prokuroria parashtron ankesë kundër vendimit të gjykatës për lirimin e Skender Hysenit nga akuza për mosraportim të pasurisë
Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka paraqitur ankesë në Gjykatën e Apelit k...
-
Reuters: Kosova përgatitet të strehojë 300 të burgosur nga Danimarka, ngriten shqetësime për të drejtat e njeriut
Në një burg në Kosovën lindore, po zhvillohen plane për të larguar të gjithë ...
-
Dua Lipa e shokuar bën thirrjen e fortë për ndaljen e gjenocidit izraelit në Gaza
Në tetor, artistja nga Kosova me famë botërore, Dua Lipa, ishte një nga shumë...
-
Ministria e Shëndetësisë jep 28 mijë euro për bileta aeroplani
Ministria e Shëndetësisë në krye me ministrin, Arben Vitia ka hapur një tende...
-
Konjufca: Mendoj se ditët e fundit goxha shumë janë zvogëluar shanset për shpërndarjen e kuvendit
Kryetari i Kuvendi të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se marrëveshja për të...
-
VV-ja në një vjetorin e sülmit në Zveçan: Sot atje pamja është ndryshe, Komuna ka kryetar, stemë e flamur të Republikës
Sot një vit më parë në Zveçan pati protesta të dhunshme të qytetarëve serbë n...
-
Memli Krasniqi mban konferencë sot në ora 14:30
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, sot do të mbajë ko...