Kurti falënderon UNICEF-in për punën në terren lidhur me vaksinimin kundër COVID-19
Autori: Gazeta inFokus 15:36 | 02 November 2021
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim Nona Zicherman, shefe e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë.
Në takimin e përbashkët me Ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, dhe përfaqësuesit e UNICEF-it, u bisedua për koordinimin e afërt në një sërë projektesh e nismash të përbashkëta.
Kryeministri vlerësoi përkrahjen nga UNICEF dhe partnerët për vizionin afatgjatë që i mundëson Kosovës të jetë pjesë e përpjekjeve globale për arritjen e Objektivave për Zhvillim të Qëndrueshëm. Ai theksoi prioritetet e Qeverisë për shoqëri të barabartë, duke veçuar mbështetjen për lehona dhe shtesat për fëmijë, arsimin e lartë pa pagesë, investimet në çerdhe si dhe sistemin dual të arsimit, thuhet në komunikatë për media.
Me theks të veçantë u bisedua për fëmijët dhe të rinjtë. Kosova ka popullsinë më të re në Evropë me një moshë mesatare prej 29.5 vjeç dhe 31% e popullsisë së Kosovës është nga 0-18 vjeç, e që janë qytetarët më të cenueshëm. Prandaj fëmijët dhe të rinjtë qëndrojnë në qendër të gjithçkaje që parashikon Qeveria. Ne do të duhet të sigurohemi që këta të rinj dhe fëmijë të rriten në një mjedis të drejtë me të drejta dhe mundësi të barabarta, ku ata mund të përmbushin potencialin e tyre të plotë, pavarësisht nga gjinia, përkatësia etnike apo aftësitë, tha kryeministri.
Zicherman e përgëzoi Kryeministrin për punën e Qeverisë dhe nismat e saj, veçanërisht për shtesat për fëmijë, si mekanizëm efektiv për të reduktuar varfërinë tek fëmijët. Ajo u shpreh e lumtur që po shohim një buxhet që prioritizon zhvillimin social, familjet dhe fëmijët. Investimi në edukimin e hershëm është investim më profitabil, theksoi ajo.
“Ministrja Nagavci theksoi se një prej objektivave të MASHTI-it është gjithpërfshirja. Ajo e njoftoi znj. Zicherman se MASHTI ka ndarë buxhetin për punësimin e 100 asistentëve për fëmijët me nevoja të veçanta, dhe tashmë ka filluar programi i studimit për përgatitjen e 56 kandidatëve të parë. Këtë vit Ministria ka ofruar mbështetje për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian nëpërmjet bursave për vitin shkollor 2021/22 për nxënësit e shkollave të mesme të larta nga këto komunitete, ndërsa për vitin e ardhshëm ka ndarë buxhet në vlerë 200.000 euro për qendrat që punojnë me këto komunitete. U bisedua për bashkëpunimin në zhvillimin e Sistemit Kombëtar të Informacionit të Arsimit. Ky sistem do të përmirësojë kapacitetet për mbledhjen dhe monitorimin e të dhënave të MASHTI-it dhe do të informojë një plan sektorial gjithëpërfshirës të bazuar në të dhëna cilësore”, thuhet tutje në komunikatë.
Të tjera
-
Vjosa Osmani do të bëjë përurimin e ambasadës së Kosovës në Kolumbi, Gërvalla: Ndihem e nderuar
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e ka quajtur rezultat histori...
-
Kryeziu: Bashkëshortja e kryeministrit punon vetëm në institutin norvegjez, jeton midis Oslos dhe Prishtinës
Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu ka mohuar se gruaja e kryeministrit Ku...
-
Ministria e konfirmon se ka arrestime të kosovarëve nga ushtarët serb, presin detaje nga qeveria e Serbisë
Sot u raportua se dy persona nga Podujeva ishin arrestuar të premten nga usht...
-
Këta janë dy të rinjtë që janë arrestuar nga ushtria serbe
Dy të rinj nga Podujeva janë arrestuar nga autoritet serbe, pasi dyshohet se ...
-
Black Friday në Comodita Home: Përfito 100€ extra zbritje në dyshekë
Se gjumi juaj është prioritet i Comodita Home dëshmohet edhe këtë muaj! Comod...
-
Kurti: Qeveria po lụfton diskriminimin racor, drejt hartimit një ligj i ri
Nën sloganin “Forcë në diversitet – Një shoqëri pa diskriminim racor”, është ...
-
Lushtaku, Kurtit: E keni gjetur vendin të gatshëm, ka ardhur koha që Kosovën me udhëheq njerëzit që kanë kontribuar…!
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, ka ...
-
Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi
Në mungesë të kuorumit ka dështuar të mbahet mbledhja e Komisionit për Ekonom...
-
Arrestohet një 56 vjeçar në Kaçanik, ishte i kërkuar për vjedhje të pyllit
Një person është arrestuar sot në Kaçanik. M.I., 56 vjeçar ishte i kërkuar...
-
Kundër dhụnës gjinore, Haxhiu dhe Konjufca thonë se janë forcuar mekanizmat e ligjit
Nën organizimin e Ministrisë së Drejtësisë dhe Koordinatores Nacionale Kundër...
-
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’
Koalicionit AAK-Nisma zyrtarisht i është bashkuar edhe `Lista Ideali’ në kry...
-
Dënohet me 1 vit burgim dhe 15 mijë euro gjobë ish-kryetari i LDK-së në Drenas për pastrim parash
Edhe në rigjykim, Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me 1 vit burgim ...