Lajme

Kurti e shfrytëzon si asistente për mbajtje të dokumenteve, Gërvalla ndihet krenare

Autori: Gazeta inFokus 13:39 | 13 February 2024

Kryeministrit Albin Kurti në seancën e mbajtur në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, me vete e kishte marrë edhe ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e cila atje kreu detyrën e asistentes, pra mbante dokumente e rëndësishme, në të cilat referohej Kurti. Ani se u shfrytëzua si asistente, kjo e fundit po thotë se ndihet krenare me kryeministrin.

Fjalët për të i ka vetëm në superlativ. Madje, thotë se mund ta ndal vetën se sa krenare është kur ndodhet me të në të njëjtën hapësirë.

Përveç i mençur, ajo thotë se Kurti është edhe i vendosur e i saktë.

-Advertisement-

“Unë s’mendoj që është çështje simpatie. Është çështje respektit të ndërsjellët. E kam fatin, për dallim nga qytetarët, që të jem shpesh në takimet që ai zhvillon. Dhe nganjëherë s’mund ta ndali veten sa jam krenare që ndodhem në atë dhomë. Jo vetëm që është i mençur, jo vetëm që është i vendosur, por është tepër tepër i saktë në kërkesat që i nevojiten këtij vendi. Jam shumë e bindur që ky kryeministër asnjëherë nuk luan me fatin e vendit. S’luan as më ato nuancat e vogla në mes temave të mëdha dhe temave të vogla”, ka thënë Gërvalla për Istogu Chanel.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera