Lajme

Kurti e quan “deputeti me shurdhues”, kështu përgjigjet Abelard Tahiri

Autori: Gazeta inFokus 22:19 | 26 April 2023

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, ka thënë se ai nuk ka blerë asnjëherë armë me shurdhues.

Tahiri shpesh nga kryeministri Albin Kurti quhet si ”deputeti me shurdhues“.

”Po flasim për armë që janë blerë gjatë kohës sa kam shërbyer si shefi i kabinetit të Qeverisë Thaçi 1, ato kanë qenë armë që i kanë gjetë në zyre të kryeministrit. Unë armë me shurdhues nuk kam blerë kurrë”, ka thënë Tahiri në Pressing të T7.

-Advertisement-

Deputeti opozitar ka deklaruar se emri i tij është përmendur për shkak se ai si shef i kabinetit e ka nënshkruar miratimin e blerjeve të atyre armëve.

”Këta e kanë shiku çdo kontratë timen të cilën e kam nënshkru, por nuk kanë mundur të gjejnë asgjë. Tash e përdorin një rrenë“, ka thënë Tahiri.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera