Kurti e “njeh” kombin kosovar?
Autori: Gazeta inFokus 15:11 | 06 September 2023
Kryeministri Albin Kurti e përmendi aktivizmin e tij në një fjalim të mbajtur në asamblenë “Open Government Partnership” në Estoni dhe duke folur për angazhimin e tij në Kosovë, iu referua si “komb” shtetit që e udhëheq.
“Misioni i OGP-së rezonon me mua personalisht. Si dikush, fillimi i të cilit në politikë, dhe një pjesë thelbësore e jetës sime politike, ka qenë si aktivist, rrugëtimi im nga aktivizmi social te lidershipi institucional ka përforcuar ndikimin e thellë që qytetarët e angazhuar mund ta kenë në formësimin e kursit të kombit tonë”, tha ndër tjerash Kurti, fjalët e të cilit i transmetoi Zyra e Kryeministrit në web-faqen zyrtare.
Politikani që u rrit me imazhin e një aktivisti që do bashkim kombëtar (siç i referohej Lëvizja e tij bashkimit të Kosovës me Shqipërinë), duket sikur ra në grackën një përkufizimi tjetër për kombin, të cilin ai nuk e beson, ose nuk e besonte.
“Nuk besoj se ka komb kosovar. Ekziston vetëm ai shqiptar, që na e ka lënë edhe Skënderbeu”, shprehej Kurti në një rast në vitin 2019, kur një debat për botëkuptimin e sotëm perëndimor mbi kombin e kishte përfshirë shtetin e vogël, më të riun në Europë.
Ndërsa lexon fjalimin e kryeministrit të Kosovës, natyrshëm vëmendja ndalet te fjala “nation”, që në shqip përthehet “komb”. A e tha pahiri?
Opozitari që dikur nuk e donte flamurin e shtetit që sot e udhëheq dhe me krenari nuk lëvizte kur në ndonjë rast kërkohej që të pranishmit të ngriheshin në këmbë për ta respektuar himnin e shtetit, sot sillet ndryshe. Tash, edhe kur pyetet për punën e bashkimit kombëtar, Kurti thjesht argumenton se nuk e lejon Kushtetuta e shtetit të Kosovës.
Të tjera
-
Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës: 3 fëmijët e vdekur janë të moshave 13 dhe 15-vjeçare
Një rast i rëndë ka ndodhur para disa orësh në fshatin Jabllanicë të Gjakovës...
-
Tragjedi e madhe, shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Gjakova dhe Kosova janë tronditur nga një tragjedi që ka ndodhur sot pasdite ...
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira. Era do të ...
-
Rritja e çmimit të energjisë elektrike nga 2021 – 2024
Njohësi i integrimeve evropiane, Shenoll Muharremi, ka publikuar një status n...
-
Lushtaku falenderon qytetarët e Vushtrrisë: Tubim madhështor që reflekton forcë e besim
Mergim Lushtaku, kandidati për deputet me numrin 100 nga Partia Demokratike e...
-
Dervishaj: Prekazi, simbol i luftës dhe sakrificës, bashkë do i sjellim 77 të mirat që i meriton Kosova
Shahin Dervishaj, kandidati për deputet nga diaspora me numrin 77 nga Partia ...
-
Bedri Hamza: Ministër me aktakuzë në kabinetin tim nuk mundet me pas
I ftuar në emisionin Oxygen në Klan Kosova, Bedri Hamza tha se, ashtu si në l...
-
Ganimete Musliu për herë të parë tregon momentin kur mendojë ta lërë politikën
Ganimete Musliu, kandidate për deputete me numrin 12 nga Partia Demokratike e...
-
Lushtaku pas takimit me qytetarët e Prekazit e Rezallës: Aty ku fryma na shpije drejt fitores së madhe
Mergim Lushtaku, kandidati për deputet me numrin 100 nga Partia Demokratike e...
-
Ahmeti: Sonte foli Sllovia, shtylla e palëkundur e fitores së Lidhjes Demokratike të Kosovës
Kryetari i Komunës së Lipjanit dhe kandidati për deputet me numrin 7 nga radh...
-
Ky është ekipi dhe futbollisti i preferuar i Bedri Hamzës
Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamz...
-
Gjuajtja me ạrmë zjạrri në Ulpianë – Policia jep detaje
Gjuajtje me armë zjarri në lagjen Ulpiana, Policia në vendngjarje Para pak...