Fokus

Kurti dhe Konjufca përkulen para varrit të heroit Afrim Bunjaku

Autori: Gazeta inFokus 10:15 | 24 September 2024

Tashmë kanë nisur homazhet tek varrit i heroit Afrim Bunjaku në një vjetorin e rënies, pas sulmit në Banjsë të Zvecanit nga bandat kriminale serbe.

Në homazhe po marrin pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, kryeparlamentari Glauk Konjufca e shumë ministra të qeverisë Kurti.

Kurti dhe Konjufca janë përkulur para varrit të Afrim Bunjakut me rastin e homazheve.

-Advertisement-

Përveç homazheve te varri i Heroit Afrim Bunjaku do të bëhet edhe përurimi i rregullimit të pllakës dhe varrit të heroit.

Po ashtu në shënim të kësaj ditë nga ora 15:00, mbahet akademia Përkujtimore në sallën e Kuqe, Pallati i Rinisë- Prishtinë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera