Fokus

Kurti dhe Konjufca arrijnë në shtëpinë e Afrim Bunjakut në njëvjetorin e rënies heroike (PAMJE)

Autori: Gazeta inFokus 09:25 | 24 September 2024

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca tashmë kanë arritur në shtëpinë e Afrim Bunjakut në njëvjetorin e rënies së tij.

Rreshteri policor Bunjaku u vra nga një sulm terrorist në veri të vendit, nga bandat kriminale serbe, të armatosura e të maskuara në sulmin në fshatin Banjskë të Zveçanit.

Në pritje të mysafirëve është edhe djali i vogël i Afrim Bunjakut. Infokusi ju sjell pamje nga shtëpia e policit që u ra heroikisht në krye të detyrës.

-Advertisement-

Nën patronatin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot organizohen aktivitete për shënimin e njëvjetorit të rënies së heroit Afrim Bunjaku.

Në ora 09:00, do të ketë vizita te familja e Heroit Afrim Bunjaku, në orën 09:30 do të bëhen homazhe te varri i Heroit Afrim Bunjaku dhe vendosen kurora me lule, si dhe do të bëhet përurimi i rregullimit të pllakës dhe varrit të heroit.

Po ashtu në shënim të kësaj ditë nga ora 15:00, mbahet akademia Përkujtimore në sallën e Kuqe, Pallati i Rinisë- Prishtinë./Gazeta Infokus/

Pamje nga shtëpia me arritjen e kryeministrit Kurti:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera