Lajme

Kurti: Borrell hoqi dorë nga propozimi i BE për normalizim të plotë të marrëdhënieve Kosovë-Serbi

Autori: Gazeta inFokus 16:49 | 21 November 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është deklaruar pas takimit trilateral me Borrellin dhe Vuçiqin.

Kurti tha se Borrell hoqi dorë nga propozimi i BE-së për normalizim të plotë të marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

“Atë propozim si bazë të mirë për të zhvilluar bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve siç këtë e bën Qeveria e Kosovës…Gjobat të pezullohen të vazhdojnë vetëm qortimet ndërkaq në anën tjetër Serbia të pushojë me prodhimin e targave në Serbi që kanë për dominim Kosovën. Natyrisht për neve nuk është e pranueshme nëse nuk ka dakordim që me urgjencë të angazhohemi për marrëveshje finale për normalitim të plotë të marrëdhënieve.

-Advertisement-

Me keqardhje mund të them se ndërmjetësit, Borrell, hoqi dorë nga afati marsi vitit 2023 dhe nga propozimi i BE për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Vet e kanë porpozuar dhe në anën tjetër propozimimi është i BE. Kur u takuam në Paris, Borrell tha se nuk është i propozim franko-gjerman, por i BE-së, i mbështetur nga ta.

Ai hoqi dorë nga propozimi i BE për normalizim të plotë të marrëdhënie Kosovë-Serbi.

Unë jam i gatshëm të zvhilloj takime me rendin e njejtë, marrëveshje finale që ka njohjen reciproke në qendër dhe çështjet aktuale si puna e targave, nuk bën njëra pa tjetrën”, u shpreh Kurti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera