Kurti bashkëbisedoi me pronarë të bizneseve nga sektori i plastikës për identifikimin e profileve të nevojshme
Autori: Gazeta inFokus 16:33 | 21 July 2023
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot përfaqësues nga sektori i plastikës, ku përveç ndërmarrësve, të pranishme ishin edhe ministrja e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, si dhe ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci.
Kurti falënderoi të pranishmit për pjesëmarrjen në këtë bashkëbisedim për këtë temë aq të rëndësishme e vendimtare për transformimin socio-ekonomik të Kosovës dhe jo vetëm.
Duke marrë parasysh që hendeku i zotësive është një ndër faktorët që po shpie edhe tek emigrimi i vazhdueshëm, por edhe te problemet e ndryshme sociale kryeministri tregoi se e kemi vënë prioritet lidhjen e arsimit me ekonominë, derisa ura mes këtyre dyjave është sistemi dual i edukimit, përkatësisht arsimimi dhe aftësimi profesional.
Kësisoj, kryeministri sqaroi se në bashkëpunim të ngushtë me odat ekonomike dhe tregtare, me shoqatat sektoriale dhe ndërmarrjet aktive, arsimi dual sipas modeleve të vendeve gjermano-folëse ka nisur pilotimin në vitin 2022-2023 në katër shkolla profesionale, në tre komuna, me katër profile: kuzhinier, floktar, kamerier dhe murator.
Ndërkaq tani, për shkak të interesimit të vet komunave dhe shkollave, viti shkollor 2023-2024, do të na gjej me 21 shkolla profesionale në 13 komuna ku do të ofrohen edhe tetë profile shtesë, përfshirë atë si rrobaqepës, automekanik, përpunues i metalit, përpunues i drurit, instalues i ngrohjes dhe klimatizimit, instalues elektrik, tregtar me shumicë dhe pakicë, dhe estetist.
“Ne jemi të interesuar pra që nevojat e industrisë dhe planprogramet e shkollave të komunikojnë me njëra-tjetrën dhe si Qeveri dëshirojmë të ndërmjetësojmë suksesshëm”, tha kryeministri, duke iu drejtuar ndërmarrësve, të cilët i ka falënderuar për kontributin dhe angazhimin në fushën e tyre.
Ndërkaq, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, pasi përshëndeti të pranishmit tha se jemi së bashku për të adresuar rolin kryesor të Arsimit dhe Aftësimit Profesional për rritjen e punësimit cilësor në vendin tonë, por edhe për zhvillimin ekonomik, mjedisor dhe ambiental të Republikës sonë.
Ajo theksoi se zhvillimi i sektorëve të industrisë përpunuese është shumë i rëndësishëm për ekonominë e vendit ngase kontribuon drejtpërdrejtë në rritjen e vlerës së prodhimit në vend dhe në rritjen e të punësuarve me profile të ndryshme.
Rëndësinë e zbatimit të mësimit dual e ritheksoi edhe njëherë gjatë bashkëbisedimit ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci.
“Mësimi në shkollat profesionale ofron disa mundësi, ofron mundësinë e zhvillimit të praktikës në objektin e shkollës, ku në shkolla kanë kabinetet dhe laboratorët, ku ata mbajnë mësimin profesional, punën praktike, ofron mundësinë e ofrimit të punës praktike në biznese për një kohë të caktuar dhe mësimin dual”, potencoi ajo ndër të tjera.
Gjatë bashkëbisedimit, përfaqësuesit e bizneseve të Sektorit të Plastikës shfaqën para kryeministrit dhe ministreve falënderimet e tyre për rolin dhe angazhimin konkret në këtë çështje.
Të tjera
-
Mustafa i reagon Muratit: Katër vjet ministër e s’guxon me dalë në debat live me Hykmeten
Prej kohësh, ministri i Financave Hekuran Murati dhe deputetja e LDK-së Hykme...
-
SHSKUK: Rikthehet shërbimi ESWL për Trajtimin e Gurëve në Veshka
Klinika e Urologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), njoft...
-
Përplasja për kontrata njëburimore, Murati i përgjigjet Hykmete Bajramit
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, i ka thënë Hykme...
-
“Rritu”, Bajrami Muratit: Të shkuan 4 vjet duke vizatuar grafa të paqena e propagandë – prokuroria ka shumë punë me ju
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami i është për...
-
Për Ministrinë e Pecit Komuna e vogël e Mamushës më e madhe se krejt Kosova – pse kaq shumë miliona shkuan atje?
Ministria e Bujqësisë ka dhënë miliona euro grante dhe subvencione. Puna me t...
-
Osmani para studentëve në Kanada: Njerëzit e këtij vendi ishin ata që i qëndruan pranë popullit të Kosovës
Presidentja Vjosa Osmani në një fjalim para studentëve dhe stafit akademik të...
-
Hamza mërgimtarëve në Hannover: Përtej kontributit financiar që e jepni, do të krijojmë kushte që të investoni në Kosovë
Kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Bedri Hamza publikoi një vide...
-
Zemaj: Përdorimi i AKI-së për fabrikimin e lajmeve të rreme është kulmi i goditjes së institucioneve
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj ka reaguar pas publik...
-
Kurti me Gashin flasin për mbledhjen ndërqeveritare mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut
Kryeministri Albin Kurti, mirëpriti kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Ver...
-
Osmani: Fuqi e Kosovës janë partnerët e saj
Presidentja Vjosa Osmani përmes një fjalimi para studentëve dhe stafit akadem...
-
Petkoviq: Kurti vazhdon me militarizim dhe okupim të veriut të Kosovës
Drejtori i të ashtuquajturës zyre serbe për Kosovë, Petar Petkoviq, në propag...
-
Gazetari i BBC “çmend” Vuçiç, Stephen Sackur në Hard Talk: Serbia e njeh “de facto” Kosovën
I ftuar në Hard Talk të BBC-së, presidenti serb Aleksandar Vuçiç promovoi...