Kurti: Asetet dhe ndërtesat Republikës duhet të mbrohen nga bandat
Autori: Gazeta inFokus 14:23 | 01 June 2023
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë se “nuk e paramendon” zvogëlimin e pranisë së Policisë së Kosovës në komunat veriore të vendit, pa u larguar “bandat kriminale të nacionalizmit e shovinizmit të djathtë ekstrem, të cilët e adhurojnë Millosheviqin e Putinin”.
Kërkesën që njësitë speciale të Policisë së Kosovës të zëvendësohen me trupat e KFOR-it, e kanë paraqitur përfaqësuesit e Listës Serbe, si kusht për të tërhequr protestuesit serbë nga ndërtesat e komunave në veri, ku edhe janë tubuar 4 ditët e fundit.
“Ata, ose le të shkojnë në Serbi, ose duhet t’i çojmë në burg. Mirëpo, nuk ka mundësi që ne të mos i mbrojmë asetet dhe ndërtesat e Republikës nga bandat e tilla. Kur ato të largohen ose mbyllen ne do të mund ta zvogëlojmë prezencën”, tha kryeministri.
Ai ka mbështetur edhe njëherë qëndrimin e tij se kryetarët e rinj të komunave në veri të Kosovës duhet të punëojnë nga zyret e tyre nëpër ndërtesa të komunave përkatëse.
“Unë besoj që vendi i punës së kryetarit të komunës duhet të jetë në ndërtesën publike të komunës, sepse ndërtesa publike e komunës është ndërtesë e Republikës”, tha Kurti.
Kryeministri vendosi një paralele mes gjendjes së krjuar në veri të Kosovës me gjendjen e jashtëzakonshme gjatë pandemisë COVID-19, duke kujtuar që askush nuk ka qenë në vend të punës për shkak se atë kohë “nuk kishte vaksina”.
“Mirëpo vendi i punës së kryetarit është në atë ndërtesë, dhe unë besoj që është mirë të gjithë të jenë atje…Ata kandidatë që kanë garuar dhe kanë fituar, duhet ta bëjnë punën, sepse për të paguhen. Unë besoj që vendi i punës së kryetarit të komunës duhet të jetë ndërtesa publike e komunës, sepse ndërtesa publike e komunës është ndërtesa e Republikës”, tha Kurti.
Të dyja këto çështje të cilat i adresoi Kurti, kanë të bëjnë me kërkesën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Kosovës, të cilat i bëri të ditura ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier.
Kërkesat për Qeverinë janë: të mos insistojë që kryetarët të punojnë nga ndërtesat komunale dhe t’i tërheqë zyrtarët policorë nga tri ndërtesat e komunave në veri.
“Ne nuk e kuptojmë pse nuk mund të shfrytëzohen lokacione alternative, apo ndërtesa tjera publike, për kryerje të funksioneve të tyre”, tha Hovenier, duke kujtuar se kryetarët e komunave në fjalë janë betuar në lokacione alternative.
“Ne besojmë se prezenca e Policisë së Kosovës në ndërtesa, e cila ka hyrë me forcë, është tejet sfiduese, prandaj i kemi kërkuar Qeverisë që ta tërheqë policinë nga këto tri ndërtesa komunale”, tha ai, duke shprehur bindjen se këto veprime do të ndihmonin në uljen e tensioneve.
Tensionet në veri të Kosovës u rritën qysh më 26 maj, kur Policia e Kosovës ndihmoi kryetarët shqiptarë të komunave me shumicë serbe të hyjnë në zyrat komunale, përkundër rezistencës së banorëve lokalë.
Më 29 maj, nga përleshjet midis protestuesve serbë që kundërshtojnë kryetarët dhe ushtarëve të KFOR-it në Zveçan – 30 ushtarë mbetën të plagosur, ashtu si edhe dhjetëra protestues.
NATO-ja ka thënë se është e gatshme të dërgojë edhe më shumë trupa në Kosovë, për të qetësuar dhunën në veriun e vendit, të banuar me shumicë serbe, tha të enjten shefi i aleancës, Jens Stoltenberg.
Ai shtoi se 700 trupat e para përforcuese janë tashmë në rrugë për në Kosovë.
Kryetarët e rinj shqiptarë të komunave Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq kanë dalë nga zgjedhjet e jashtëzakonshme të 23 prillit, të cilat janë bojkotuar nga komuniteti serb.
Të tjera
-
Doktori tregon arsyet pse një fëmijë lind me probleme në zemër
Në emisionin DoktorPlus me Arjeta Osmanin sonte i ftuar është doktor Arlind B...
-
Tahiri nga Suheraka: Të rinjve u garantojmë program me përkrahje financiare, 137 është adresa e tyre
Kandidati i AAK-së për deputet të Kuvendit, Besnik Tahiri, tha se takimi me t...
-
A është e paligjshme të vozitësh në Zvicër kur je i sëmurë?
Nëse kolliteni, keni dhimbje koke, keni temperaturë ose në përgjithësi nuk nd...
-
Arrestohet babai që rrahu vajzën e tij të mitur dhe të dashurin e saj – Policia jep detaje
Policia ka njoftuar se është arrestuar një person i dyshuar, M.S. 35 vjeq, i ...
-
Selman Kolgeci i LDK-së: Çdo 25 minuta në vitin 2024 u regjistrua nga një aksident
Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputet, Selman Kolgeci, ka th...
-
Haradinaj në tubim madhështor me Rini: Grante pa kthim për biznese dhe bursa për të gjithë studentët
Mijëra të rinj nga Suhareka i janë bashkuar sot tubimit madhështor të organiz...
-
Albana Haxhimustafa Murseli e PDK-së fton gratë që të dalin dhe të votojnë më 9 shkurt
Kandidatja e Partisë Demokratike të Kosovës për deputete, Albana Haxhimustafa...
-
Mërgim Lushtaku: Në Gjilan u dëshmua se besimi për një Kosovë ma të mirë vetëm po shtohet
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, ka ndarë disa fot...
-
Veri: Arrestohet një person i dyshuar për veprat penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Sulm”
Gjatë ditës së sotme Policia e Kosovës në pjesën veriore të vendit ka arrestu...
-
PDK me tubim të madh në Drenas, Hamza: Drenasi do ta gëzojë vëmendjen që e meriton në qeverisjen time
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur tubimin zgjedhor...
-
Presidentja takon Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit, Louis Bono
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës në Washingto...
-
Ganimete Musliu: Prishtina është gati për fitoren e Kosovës, sepse me Bedri Hamzën fiton Kosova
Partia Demokratike e Kosovës ka zhvilluar mbrëmë një takim me banorë të lagje...