Lajme

Kurti: Më 11 qershor merr fund telenovela e këtyre koalicioneve

Autori: Gazeta inFokus 18:35 | 07 June 2017

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje tha sot në Gjakovë se shteti social është shëndet për të gjithë pa asnjë dallim e për këtë tha se programi i Lëvizjes Vetëvendosje është marrë nga eksperiencat kontinentale, përkatësisht të Zvicrës dhe vendeve skandinave.

“Më 11 qershor duhet ta bëjmë ndryshimin e madh sepse vetëm ashtu nuk përsëritet e kaluara. Tash ka edhe shpresë dhe guxim sepse jemi me Lëvizjen. 11 qershori është dita jonë sepse merr fund terri që e sollën ata. Gjakova dhe Kosova e ka një numër dhe një emër. Numri është 35, emri është Vetëvendosje”, u shpreh Kurti.

Ai i tha se me Lëvizjen Vetëvendosje do të zhvillohet çdo sektor ekonomik dhe çdo spektër që mundëson një jetë më të mirë për qytetarët.

-Advertisement-

“Vetëvendosje do ta bëjë shtetin për të gjithë, ku njerëzit gjejnë punë në bazë të aftësive të tyre e jo në bazë të mbiemrave. Me Vetëvendosjen nuk do të mbes asnjë pëllëmbë tokë djerrë. Me Vetëvendosjen në qeverisje, Kosova bëhet edhe vend i prodhimit, edhe i shpërndarjes”, shtoi ai.

Kurti tha se do të rishikohet privatizimi, dhe se do të ndërmarrin hapa konkret për zhvillim të ekonomisë edhe në zbatimin e TVSH-së. Ai premtoi se ata që do të riinvestojnë fitimin do të lirohen nga tatimi në fitim dhe do t’i mbrojnë të drejtat e punëtorëve e do t’i forcojnë sindikatat.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera