Lajme

Kur Vjosa Osmani e quante Nexhmi Rudarin “rugovist të vërtetë dhe intelektual”

Autori: Gazeta inFokus 16:47 | 27 November 2020

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani kishte fjalë të mira për kandidatin për kryetar komune të Podujevës, Nexhmi Rudari, anipse Osmani ka kohë që është përjashtuar nga kjo parti.

Para nëntë muaj, saktësisht më 4 mars, Osmani e quante Rudarin “një rugovist të vërtetë” e të cilin kishte pasur fat që e kishte njohur.

“Kryetari i ri i Podujevës. Unë jam e bindur që secili qytetar i Podujevës që e njeh z.Rudari nga afër e din që i ka tiparet e një rugovisti të vërtetë. Unë dhe kolegët e mi e kemi pasur fatin ta njohim dhe punojmë bashkë me të”, kishte thënë ajo.

-Advertisement-

Osmani po ashtu e quan Rudarin një “intelektual të urtë, intelektual largpamës, intelektual respektues”.

Në fakt, në programin qeverisës që sot zbatohet, dhe e kemi parë se në të e gjejmë një intelektual të urtë, një intelektual largpamës, një intelektual që i respekton të tjerët, një rugovist të vërtetë që nuk i punon askujt pas shpine por mbi të gjitha një njeri që kurrë nuk i harron qytetarët e vet të Podujevës”, kishte thënë Osmani.

Kujtojmë se Nexhmi Rudari është kandidat për kryetar komune në Podujevë, ndërsa kundërkandidatët e tij janë Shpejtim Bulliqi nga VV-ja dhe Naim Fetahu nga PDK-ja.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera