Lajme

Kur vjedhjet ndodhin edhe në Parlamentin Evropian, kjo është zgjidhja si të shpëtohet nga hajnat

Autori: Gazeta inFokus 09:43 | 30 October 2020

Mediet vendore thuajse çdo ditë raportojnë për abuzimin me paranë publike, për lidhjet brenda kompanive e bizneseve me politikën. Ndërsa rasti më i freskët është edhe “avullimi” i 2 milionë eurove nga Thesari i Shtetit.

Në anën tjetër institucionet evropiane janë gjithmonë këtu për të na kujtuar se duhet të ndalojmë korrupsionin, vjedhjen dhe shpërdorimin e parasë publike.

Mirëpo as institucionet e Bashkimit Evropiane nuk janë imune ndaj vjedhjeve. Raste të shpeshta janë paraqitur nga korriku i këtij viti, kur brenda zyreve të Parlamentit Evropian ishin vjedhur laptop e disqe me informacione të ndjeshme.

-Advertisement-

Ndërsa në lidhje me këtë situatë raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian Violavon Cramon duke se ka gjetur një zgjidhje.

“Mirë se vini në Parlamentin Evropian ku laptopët, kamerat, disqet me informacione të ndjeshme vidhen rregullisht nga zyrat private. Zgjidhja? Bëhuni krijues, merrni kasafortën më të rëndë që keni, mbusheni me të gjitha gjërat e vlefshme dhe rrini vigjilentë! “, ka shkruar ajo.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera