“Kur u shfaq Reali të gjithë klubet e tjera i humbën vlerat”, Guler zbulon bisedat me Ancelottin dhe Ozil
Autori: Gazeta inFokus
13:41 | 07 July 2023
Arda Guler u prezantua si lojtari më i Real Madrid me turkun që i kushtoi spanjollëve 20 milionë euro për ta transferuar nga Fenerbahce. Në konferencën për shtyp, 18-vjeçari theksoi se kishte oferta nga disa klube, por që në momentin kur u shfaq Real Madrid, nuk kishte më dyshime rreth së ardhmes. Ndër të tjera, talenti turk zbuloi edhe pak nga biseda me trajnerin Carlo Ancelotti si dhe me Mesut Ozil.
“Në garë ishin shumë klube që prezantuan ofertat e tyre, por në momentin që erdhi Real Madrid të gjithë klubet e tjera në sytë e mi i humbën vlerat. Telefonata me Ancelottin? Trajneri më telefonoi dhe më tha se ku do të luaja, çfarë pozicioni do të mbuloja në fushë. Nga Real Madrid më vijnë në mendje finalet e Champions League, e ndiqja skuadrën me shokët e mi.
Biseda me Ozil? Për mua është si një vëlla, më tha se Real Madrid është klubi më i rëndësishëm në botë. më ka folur shumë mirë dhe më ka thënë shumë këshilla. Idhujt e mi te Real Madrid janë Ronaldo, Ozil, Guti dhe unë dua të jem një legjendë si ata. Unë kam nënshkruar me Real Madrid dhe dua të luaj këtu, nuk mendoj për huazime.
Modric? Për mua është mesfushori më i mirë në botë dhe do të mësoj shumë nga ai”, u shpreh Guler.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...

































