Kur të diskriminon shteti
Autori: Gazeta inFokus 11:47 | 07 August 2023
Personat me aftësi të kufizuar e konsiderojnë veten si më të diskriminuarit. Ata thonë se vet shteti është duke i diskriminuar kur nuk iu krijon infrastrukturën për lëvizje të lirë. Pikërisht mungesa e kësaj të fundit thonë se po ndikon edhe në punësimin e tyre, pasi qasjen e kanë të pamundur.
Personat me aftësi të kufizuar e konsiderojnë veten si më të diskriminuarit. Ata thonë se vet shteti është duke i diskriminuar kur nuk iu krijon infrastrukturën për lëvizje të lirë. Pikërisht mungesa e kësaj të fundit thonë se po ndikon edhe në punësimin e tyre, pasi qasjen e kanë të pamundur.
Drejtori i organizatës “Handikos”, Afrim Maliqi, tha për KosovaPress se të gjitha qytetet e vendit janë të papërshtatshme për lëvizjen e personave me aftësi të kufizuara, si shembull ai mori stacionet e autobusëve.
“Për qasjen në rrugë ajo mbetet sfidë e madhe në të gjitha komunat e Kosovës, mund të shkoni të vizitoni stacionet e autobusëve të cilët janë ta pa qasshme për personat me aftësi të kufizuar si dhe për nënat me fëmijë në karrocë si dhe kanë mbjell drunjtë në mes të trotuarit, nuk e di sa është profesionale por kjo mënyrë është pengesë jo vetëm për personat për personat me aftësi të kufizuar por për të gjithë qytetarët. Lirisht mund të themi që personat më aftësi të kufizuar sa i përket qasjes janë më të diskriminuarit në vend”, tha Maliqi.
I pakënaqur me infrastrukturën e qytetit të Prishtinës dhe pagat e ulëta nga shteti është edhe Faruk Kukaj, person me aftësi të kufizuara, i cilit thotë se nuk ka asnjë rrugë në kryeqytet ku mund të lëvizë lirshëm.
“Në çdo hap, në çdo element, jemi të diskriminuar dhe na shkelen të drejtat tona duke u nisur nga mirëqenia, edukimi, punësimi, qasjes dhe lëvizjes së lirë deri te jeta e pavarur… Mos të them çdo metër në rrugë ka pengesa, unë nuk e di që ka ndonjë rrugë perfektë pa pengesa që janë bërë disa rregullime për t’i përmbushur nevojat e tona dhe të jemi të barabartë me tjerët”, tha ai.
Ramush Gashi, vajza e të cilit është me aftësi të kufizuara, ankohet për infrastrukturën, duke bërë apel për institucionet që të bëjnë më të lehtë jetën e kësaj kategorie shoqërore.
“Infrastruktura në qytet nuk është në rregull sepse kanë mbjellë disa pemë në trotuar që i pengon shumë personat me aftësitë kufizuara, ajo është pengesë edhe në stacione nuk ka hapësira dhe rrugë të qasshme për fëmijët. Është grupi më i diskriminuar personat me aftësi të kufizuara, të bëjmë përpjekje që infrastruktura me qenë shumë më e mirë se nuk është në rregull, është porosia ime” tha Gashi.
Mungesa e infrastrukturës adekuate po penalizon personat me aftësi të kufizuara edhe që të punësohen.
Maliqi nga “Handikos” u shpreh se përkundër që ka një shpresë më të madhe për punësimin e personave me aftësi të kufizuara, mungesa e infrastrukturës e vështirëson tej mase dëshirën e këtyre personave për të punuar.
Ai thotë se edhe në institucione si Kuvendi i Kosovës dhe ndërtesa e Qeverisë së Kosovës nuk kanë kushte për persona me aftësi të kufizuara.
“Mundësitë e punësimit në këtë fushë janë ngritur pas ka konkurseve të cilat janë të hapura për personat me aftësi të kufizuara pasi po fillon edhe ndëshkimi për kompanitë apo institucionet të cilat nuk e zbatojnë ligjin për punësimin e personave me aftësi të kufizuara por mbetet ende sfidë sepse nuk është edhe aq e lehtë sidomos nga qasja dhe transporti i papërshtatshëm kjo ndikon që mos të kërkojnë punë për shkak së është e pamundur të punojnë… Nëse sot punësohem në Kuvend do ta kem sfidë qasjen si dhe në Qeveri mungon tualete kjo është sfida kryesore për punë”, tha Maliqi.
Nga viti 2009, Kosova ka një ligj të veçantë që obligon çdo institucion publik dhe privat që me kushte të përshtatshme të punësoj një person me aftësi të kufizuar në çdo 50 punëtorë.
Të tjera
-
Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës: 3 fëmijët e vdekur janë të moshave 13 dhe 15-vjeçare
Një rast i rëndë ka ndodhur para disa orësh në fshatin Jabllanicë të Gjakovës...
-
Tragjedi e madhe, shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Gjakova dhe Kosova janë tronditur nga një tragjedi që ka ndodhur sot pasdite ...
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira. Era do të ...
-
Rritja e çmimit të energjisë elektrike nga 2021 – 2024
Njohësi i integrimeve evropiane, Shenoll Muharremi, ka publikuar një status n...
-
Lushtaku falenderon qytetarët e Vushtrrisë: Tubim madhështor që reflekton forcë e besim
Mergim Lushtaku, kandidati për deputet me numrin 100 nga Partia Demokratike e...
-
Dervishaj: Prekazi, simbol i luftës dhe sakrificës, bashkë do i sjellim 77 të mirat që i meriton Kosova
Shahin Dervishaj, kandidati për deputet nga diaspora me numrin 77 nga Partia ...
-
Bedri Hamza: Ministër me aktakuzë në kabinetin tim nuk mundet me pas
I ftuar në emisionin Oxygen në Klan Kosova, Bedri Hamza tha se, ashtu si në l...
-
Ganimete Musliu për herë të parë tregon momentin kur mendojë ta lërë politikën
Ganimete Musliu, kandidate për deputete me numrin 12 nga Partia Demokratike e...
-
Lushtaku pas takimit me qytetarët e Prekazit e Rezallës: Aty ku fryma na shpije drejt fitores së madhe
Mergim Lushtaku, kandidati për deputet me numrin 100 nga Partia Demokratike e...
-
Ahmeti: Sonte foli Sllovia, shtylla e palëkundur e fitores së Lidhjes Demokratike të Kosovës
Kryetari i Komunës së Lipjanit dhe kandidati për deputet me numrin 7 nga radh...
-
Ky është ekipi dhe futbollisti i preferuar i Bedri Hamzës
Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamz...
-
Gjuajtja me ạrmë zjạrri në Ulpianë – Policia jep detaje
Gjuajtje me armë zjarri në lagjen Ulpiana, Policia në vendngjarje Para pak...