Kur pritet të përfundojnë tri shkollat e reja që do të ndërtohen në kryeqytet, flasin nga komuna
Autori: Samire Jaha 12:04 | 07 December 2022
Të hënën i pari i Prishtinës, Përparim Rama, ka nënshkruar kontratën për ndërtimin e tri shkollave të reja në kryeqytet, shkruan Gazeta Infokus.
Këto tri shkolla pritet që të përfundojnë në shtator të vitit 2024. E ky projekt do t’i kushtojë komunës së Prishtinës, mbi 13 milionë euro.
Këtë për Gazetën Infokus e ka konfirmuar nënkryetari i kësaj komune, Alban Zogaj.
Ai ka thënë se këto shkolla do të jenë të nivelit fillor dhe të mesëm të ulët.
“Shuma totale për ndërtimin e 3 shkollave do të jetë mbi 13 milionë euro. Dinamika e punëve është 24 muaj, por insistimi ynë është që hapja e tyre të bëhet në Shtator 2024”, është përgjigjur për Infokus nënkryetari i kryeqytetit.
Ndryshe lokacionet e sakta ku do të bëhet ndërtimi i këtyre tri shkollave janë, Sofali, Mati 1, Lagja Qendresa (Veternik).
I pyetur nga Gazeta Infokus se a dihet ende për emrat që do t’u vihen këtyre tri institucioneve të reja arsimore, Zogaj thotë se ende nuk janë vendosur emrat final.
“Për emrat do të vendoset ndërkohë”, është përgjigjur shkurt për Infokus nënkryetari i Prishtinës.
Ndryshe në ditën e nënshkrimit të kontratave, i pari i kryeqytetit ka falënderuar ekipin e Departamentit të Partneritetit Publiko-Privat për bashkëpunim.
“Sot, nënshkruam kontratën për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e tri shkollave të reja në Prishtinë. Faleminderit ekipit të Departamentit të Partneritetit Publiko-Privat (PPP) për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm”, ka shkruar Rama në një postim të tij në Facebook./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit
Nesër nga ora 11:00 do të mblidhet Kryesia e Kuvendit. E në rend dite ka...
-
Në janar do të hapet tenderi për tunelin Kosovë-Maqedoni e Veriut
Nga qeveria e Maqedonisë së Veriut kanë thënë se në janar 2025 do të hapet te...
-
Arifi: Kanë filluar pipat e propagandës elektorale të LVV nëpër rrjete sociale
Ish-diplomati Avni Arifi, parashikon se Vetëvendosja do të zvhillojë fushatë ...
-
Ciolacu prin në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë, sipas sondazheve
Kandidati i Partisë Social-Demokrate për president të Rumanisë, Marcel Ciolac...
-
Gërvalla nderon heronjtë, Sabahate Tolaj dhe Isuf Haklaj në 21 vjetorin e vrasjes së tyre
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka përkujtuar zyrtarët e poli...
-
Hoxhaj nesër nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa”
Nesër pritet që nënkryetarit të Kuvendit Enver Hoxhaj, t’i jepet titulli “Doc...
-
Qalaj thotë se në veri po hyjnë armë nga Serbia
Për tri ditë radhazi Policia e Kosovës në aksionet e saj në Zveçan, Zubin Pot...
-
Skandaloze: Shkëlzen Gashi i quan mediat organizata kriminale, e gazetarët kriminelë
Analisti Shkëlzen Gashi ka lëshuar një deklaratë skandaloze për mediat dhe ga...
-
Shkuarja në zgjedhje me VV-në, Meta: Gërvalla e Peci vendosën për interes të tyre, jo të partisë
Deputeti nga Lista “Guxo”, Burim Meta ka qenë i ftuari i radhës në “Reel Talk...
-
Konjufca e pret nesër homologun e tij nga Maqedonia e Veriut
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca nesër e pret në takim homologun e tij nga...
-
Dyshohet se vrau gruan e tij Gjyljeta Ukellën, Edmond Lajçi nuk tentoi kurrë t’i takojë fëmijët
Për një vrasje që ndodhi në prill të këtij viti, tek këto ditë u ngrit aktaku...
-
Vonesa në regjistrimin e veturave me targa “RKS” në Leposaviq
Targa RKS nuk janë parë ndonjëherë më shumë në komunën e Leposaviqit. Megj...