Kur Osmani ishte futur mes presidentëve si përkthyese, pas 13 vjetëve në fotografinë e njëjtë si presidente
Autori: Gazeta inFokus 20:26 | 22 September 2022
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe bashkëshorti i saj, kanë realizuar sot fotografinë e përbashkët me Presidentin e SHBA-së, Joe Biden dhe Zonjën e Parë, Jill Biden, fotografi që tradicionalisht realizohen në kohën e mbajtjes së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Kjo është koha kur presidentët amerikanë realizojnë fotografi rasti me homologët e tyre nga vende aleate.
Presidentja Osmani e ka përshkruar shkurt fotografinë e publikuar në rrjetet e saj sociale.
“Miqësi e përhershme dhe partneritet i palëkundur me SHBA-të”, ka shkruar ajo.
Mirëpo, në një foto të ngjashme, Osmani ishte gjendur edhe 13 vjet më parë, kur ajo nuk ishte presidente, por vetëm këshilltare e presidentit të atëhershëm të Kosovës, Fatmir Sejdiu.
Ndonëse e pazakontë për një traditë të tillë, Osmani kishte arritur që të gjendej në fotografinë e përbashkët të presidentëve Barack Obama dhe Fatmir Sejdiu, si dhe dy zonjave të para.
Kjo gjë kishte shkaktuar një debat në atë kohë, kur presidentja aktuale akuzohej se me veprimin e saj mund ta kishte shkelur edhe protokollin e Departamentit të Shtetit. Megjithatë, nga pala amerikane ky veprim nuk është shndërruar asnjëherë në diçka të madhe.
Departamenti i Shtetit kishte publikuar fotografinë, duke sqaruar që Osmani ishte aty si përkthyese e Presidentit Fatmir Sejdiu.
“Presidenti Barack Obama dhe Zonja e Parë Michelle Obama pozojnë gjatë pritjes në Muzeun Metropolitan në Nju Jork me Shkëlqesëinë e tij Fatmir Sejdiu, President i Republikë së Kosovës dhe bashkëshorten e tij zonjën Sejdiu, si dhe një përkthyese, Vjosa Osmani. E mërkurë, 23 shtator, 2009”, thuhej në njoftim.
Presidentja Osmani po qëndron në Nju Jork. Ajo ka përfituar nga rasti, duke takuar edhe Sekretarin Gjeneral të NATO-s Jens Stoltenberg, kryeministren e Zelandës së Re, Jacinda Ardern dhe personalitete të tjera.
Të tjera
-
Shoqata e Naftëtarëve sot diskuton për çmimet e derivateve
Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës sot të diskutojë në lidhje me çmimet e deriv...
-
Sot mbahet mbledhja e Komitetit të Ministrave të KiE-së – Kosova s’është në rend dite
Sot do të mbahet mbledhja e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, ...
-
Sot përfundon procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë
Sot përfundon procesi i regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe b...
-
Lansohet shërbimi të E-Komuna
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, organizon ceremoninë e lansimit...
-
Intervista e Biden me prokurorin e posaçëm, Shtëpia e Bardhë bllokon publikimin e audio-regjistrimit
Presidenti Joe Biden përdori fuqitë e tij ekzekutive për të bllokuar publikim...
-
Presidenca i reagon për herë të dytë Gërvallës
Presidenca e Kosovës, ka vazhduar përplasjet në distancë me Qeverinë e Kosovë...
-
Kushtëzimi i Kosovës për në KiE, eurodeputeti gjerman, Butikofer: Gabim i keq i Qeverisë gjermane
Gjermania, së bashku me shtetet e tjera të QUINT-it kanë kërkuar që Kosova të...
-
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovë, njofton se sot mban mot i vranët dhe m...
-
Mblidhet Komisioni Hetimor për tekstet shkollore
Komisioni Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së tek...
-
Vllasi: E pakuptueshme që Kosova me sjelljet e veta rrezikon pranimin në KiE
Njohësi i rrethanave politike, Azem Vllasi ka thënë se Kosova po e humb një m...
-
Specialja ua vazhdon paraburgimin Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është marrë vendim për va...
-
Tahiri: Një pjesë e pushtetit është verbuar skajshmërisht, tjetra vazhdon me eksperiment pas eksperimenti
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahir...