Lajme

Kur Haxhiu nga opozita jepte kritika e propozime për furnizimin me rrymë

Autori: Gazeta inFokus 19:55 | 23 August 2022

Ish-kandidatja për deputete e LDK-së, Afërdita Morina-Biffar ka reaguar pas reduktimeve të energjisë elektrike që po ndodhin në Kosovë. Ajo e ka publikuar një deklarim të ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, që e ka dhënë kohë më parë, e që e akuzonte pushtetin e atëhershëm për mungesë të energjisë.

Në këtë video të publikuar nga Morina dëgjohet Haxhiu duke e kritikuar Qeverinë e atëhershmë për mungesë të energjisë, fryerje të faturave si dhe kërkonte përgjegjësi për vendimin e ZRrE-së ku faturat e energjisë në veri paguheshin nga qytetarët shqiptarë.

“Përvec në Prishtinë, qytetarët po ballafaqohen me mungesë të energjisë elektirke në secilin qytet e fshat. Në këto ditë të ftohta dimri kjo gjendje është e papërballueshme, e sidomos për ata që jetojnë në varfëri e në zona më të thella. Me gjithë këto probleme, deri më tani nuk kemi dëgjuar asnjë përgjigje nga Qeveria për mungesën e energjisë elektrike, për faturat e fryme, për largimin e punëtorëve dhe ende askush nuk ka dhënë përgjegjësi për vendimin e paligjshëm të ZRrE-s, i cili shpenzimet e qytetarëve serbë, ia faturon qytetarëve shqiptarë”, kishte thënë mestjerash Haxhiu.

-Advertisement-

Ndërsa, ish-kandidatja për deputete e LDK-së, Qeverinë Kurti po e vlerëson si një qeveri mashtruese dhe dështake.

“Degjonja fjalimin e dikurshem per rryme, a sot na u ndale rryma per te dyten here. #albulenahaxhiu #QeveriMashtruesish #QeveriDeshtakesh”, shkroi Morina.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera