Fokus

Kur është Bajram në Kosovë, të enjten a të premten?

Autori: Gazeta inFokus 10:47 | 13 June 2018

Besimtarët mysliman në Kosovë presin ta festojnë të premten Bajramin e Fitrit, apo siç njihet tek shqiptarët Bajrami i Madh, pas agjërimit të muajit ramazan.

Por, ka një dilemë nëse vërtet të premten është dita e bajramit, siç e ka përcaktuar Bashkësia Islame e Kosovës, apo të enjten për shkak të hënës së re, shkruan Gazeta Fokus.

Bajrami është festë fetare e myslimanëve që përcakton fundin e agjërimit dhe njëherësh përfundimin e muajit Ramazan, sipas kalendarit hënor, ditën që shfaqet hëna e re.

-Advertisement-

Në territorin e Kosovës, hëna e re sipas përllogaritjeve astronomike shfaqet sonte (të mërkurën me 13 qershor), që i bie se myslimanët duhet ta ndërpresin agjërimin të enjten dhe të festojnë bajramin, shkruan Gazeta Fokus.

Megjithatë, në kalendarin e përcaktuar nga Bashkësia Islame e Kosovës bajrami është të premten dhe ky institucion ende nuk ka dalë me një qëndrim ndryshe rreth kësaj çështje./Gazeta Fokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera