Fokus

Kur duhet personat me diabet të kontrollohen tek mjeku i syve?

Autori: Gazeta inFokus 14:39 | 14 September 2023

Këtë javë në emisionin e shëndetësisë “Doktor Plus” me Betim Morina, prodhim i Gazetës Infokus, është diskutuar për Retinopatinë Diabetike.

I ftuar për të dhënë më shumë informacione rreth kësaj teme ishte Dr. Muhamet Zekolli, Specialist i Retines dhe Kirurg Vitreo-Retinal.

Sipas Zekollit, pacientët që nga momenti i diagnostikimit të Retinopatisë Diabetike duhet të fillojnë konsultat dhe kontrollet tek mjeku i syve.

-Advertisement-

“Kjo ishte një pyetje shumë e mirë për shkak se këtu edhe pikërisht popullata jonë ngecin shumë, ata mendojnë që nuk kanë problem me sytë dhe nuk kanë nevojë te një mjek oftamolog. Kjo është gabim pasi që, që nga momenti i diagnostikimit të Retinopatisë Diabetike duhet të fillojnë konsultat dhe kontrollet tek oftalmologu. Fillimisht nëse oftalmologu nuk vëren shenja të retinopatisë diabetike, kontrollën a radhës e cakton pas një viti. Ndërsa në rast se fillojnë të shfaqen ato, varësisht se sa do me thënë të rënda janë ato kohëzgjatja e vizitës së ardhshme është më e shkurtë”, ka thënë Zekolli në Doktor Plus.

Ndiqeni emisionin e plotë:

Kujtojmë se Doktor Plus këtë sezonë ka filluar një mision të ri për të ndihmuar ata që kanë nevojë.

Bashkë me sponsorët, miqtë tanë doktorë dhe specialist të shëndetësisë e me disa klinika private do të ofrojmë një numër të madh të trajtimeve falas për qytetarët.

Vlen të theksohet se prioritet të veçantë në ofrimin e shërbimeve falas do të kenë:

Familjet me asistencë sociale;

Familjarët e dëshmorëve dhe veteranët;

Fëmijët pa përkujdesje prindërore;

Të moshuarit që nuk kanë përkujdesje familjare;./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera