Kur do të vazhdojnë bisedimet VV-LDK? Tregojnë partitë
Autori: Gazeta inFokus 19:45 | 07 December 2019
Takimi i fundit mes kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe atij të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, pritej të rezultonte me arritje të marrëveshjes mes dy partive për bashkëqeverisje.
Por, një gjë e tillë nuk ndodhi, pasi palët nuk u morën vesh për ndarjen e përgjegjësive në ekzekutiv.
Ndonëse një takim i ri ende nuk është caktuar, pasi Kurti gjendet në Berlin, nga LDK-ja është bërë e ditur se po presin thirrje nga VV-ja për takimin e radhës.
Zyrtari për media nga VV-ja, Arlind Manxhuka, ka thënë se Kurti e Mustafa janë në kontakt të vazhdueshëm.
“Kryetari i Lëvizjes Albin Kurti momentalisht është jashtë vendit, por ai mban komunikim me kryetarin Mustafa dhe sa jemi ne dijeni Kurti i ka shkruar së fundi kryetarit të LDK-së”, ka thënë ai për koha.net.
E një gjë e tillë nuk është mohuar as nga LDK-ja.
Zëdhënësi i kësaj partie, Besian Mustafa, ka thënë se po sa Kurti të kthehet nga Berlini dhe momentin që do t’ua lejojë agjenda të dyja palëve, do të mbahet takimi i radhës.
“Kurti dhe Mustafa janë në komunikim të vazhdueshëm, meqenëse Kurti është në Berlin, atëherë takimi mes tyre njëherë nuk është i mundur. Po sa të kthehet dhe po sa t’ua lejon agjenda të dy kryetarëve, ata do të takohen”, ka thënë Mustafa.
Jo zyrtarisht mësohet se lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, do të kthehet nga Berlini më së largu nesër.
Kujtojmë se VV e LDK menjëherë pas zgjedhjeve kanë mbajtur takime me grupe punuese për harmonizimin e programit bashkëqeverisës.
Një program i tillë, nga të dyja partitë u tha se u harmonizua pothuajse 100 për qind në të gjitha fushat.
Por gjërat ngecën pas certifikimit të rezultatit zgjedhor, kur nisën takimet mes liderëve të dy partive, ndonëse Kurti kishte deklaruar se marrëveshja do të arrihet 72 orë pas certifikimit të zgjedhjeve nga KQZ-ja.
E pika ndarëse mes dy partive duket të jetë pozita e presidentit. Këtë e ka konfirmuar edhe nënkryetari i LVV-së, Glauk Konjufca në emisionin “Pressing”, në televizionin T7.
Ai tha se marrëveshja nuk u arrit sepse LDK-ja e kushtëzoi atë me pozitën e presidentit.
Ndërkaq anëtari i LDK-së Avdullah Hoti, ditë më parë deklaroi se kërkesat e subjektit të tij janë krejtësisht të bazuara.
Ai tha se dallimi në vota mes VV-së e LDK-së është shumë i vogël dhe si rrjedhojë kërkojnë përgjegjësi të barabarta në qeverisje.
Madje Hoti tha në KTV se nëse Vetëvendosjes i duken të tepruara kërkesat e LDK-së për pesë ministri, postin e presidentit e kryeparlamentarit, të njëjtit mund t’i ndërrojnë vendet, LDK-ja të marrë pozitën e kryeministrit e VV-ja pjesën tjetër.
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 27 prill
Organizuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Komisioni Qeveritar për Perso...
-
Ministria e Jashtme gjermane tregon për takimin me Kurtin
Zyra gjermane për Punët e Jashtme ka komentuar takimin që ka pasur ministrja ...
-
Osmani nesër me nderime te Memoriali për të Pagjeturit dhe për homazhe në Mejë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nesër do të bëjë nderime te Memoriali për...
-
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompan...
-
Tërmeti me magnitudë 5.8 ballë godet Tajvanin
Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë ka goditur Tajvanin. Tërmeti u regjistrua m...
-
Blinken: Kemi parë prova të përpjekjes së Kinës për të ndikuar në zgjedhjet e SHBA
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se SHBA ka parë prova të përp...
-
Kurti: Kur vendet autoritare po kërcënojnë me largim, Kosova me meritë kërkon anëtarësimin në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka fol...
-
Ndërron jetë Bojan Tonçiq, gazetari serb që kundërshtoi Millosheviqin për luftën e Kosovës
Në moshën 57 vjeçare ka ndërruar jetë gazetari serb Bojan Tonçiq. Tonçiq d...
-
Abdixhiku në Hamburg këtë fundjavë, paralajmëron dy tubime
Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjat...
-
Sandulloviq-Hillit: “Duhet t’ju vijë turp nga vetja”
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformë...
-
Mbahet ceremonia e lidhjes me internet të shkollës së 100-të në Republikën e Kosovës
Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KOD...
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...