Kur do të ndërtohet Memoriali për Fëmijët e Vra*rë gjatë Luft*ës? Flet Kurti
Autori: Gazeta inFokus
12:17 | 15 Tetor 2026
Deputetja e Aleancës, Teuta Haxhiu i ka parashtruar një pyetje kryeministrit Albin Kurti gjatë seancës plenare të Kuvendit të Kosovës.
Ajo pyeti kryeministrin se kur e ka menduar ta fusë në rend dite ngritjen e Kompleksit Memorial për fëmijët e vrarë gjatë luftës në Kosovë.
Për këtë çështje, Kurti tha se mes Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit dhe Universitetit të Prishtinës, është nënshkruar memorandum mirëkuptimi.
“Kompleksi Memorial kushtuar fëmijëve të vrarë në Kosovë gjatë viteve 1998-’99, është një proces me peshë të jashtëzakonshme morale dhe historike për shoqërinë tonë. Është një ndërmarrje madhore për nga rëndësia, dhe tejet delikate për nga përbërja. Si e tillë meriton të trajtohet me seriozitet të plotë dhe t’i kushtohet kujdesi dhe koha e nevojshme në çdo fazë të ecurisë së saj. Këtu përgjegjësia jonë shtetërore duhet të shkojë paralelisht me respektin dhe kujdesin ndaj familjeve të viktimave”, u shpreh Kurti.
“Për këtë arsye, në kuadër të mandatit të komisionit dhe në bazë të planit të veprimit të hartuar nga Grupi Punues, Ministria e Kulturës dhe Turizmitt ka nënshkruar një memorandum mirëkuptimi me Universitetin e Prishtinës për realizimin e projektit ‘Konsultimi i të mbijetuarve dhe familjeve me fëmijë të vrarë gjatë luftës 1998-1999 në Kosovë’. Qëllimi parësor ishte krijimi i bazës narrative dhe profesionale për shpalljen e konkursit ndërkombëtar për memorializimin e fëmijëve që janë vrarë gjatë kësaj periudhe”, tha kryeministri.
Ai shtoi se faza hulumtuese e projektit është realizuar në terren, ku sipas tij, janë përfshirë konsultime dhe intervista me mbi 100 familjarë të fëmijëve të vrarë gjatë luftës.
“Kjo fazë ka zgjatur më shumë sesa ishte planifikuar për disa arsye thelbësore”, tha Kurti.
Sipas Kurtit, është menduar që vendi ku do të ndërtohet memoriali të jetë Prishtina.
“Në fund janë parashtruar tri propozime. Ndërtimi i një vepre monumentale të artit publik me elemente të skulpturës, ku do të inkorporoheshin të dhënat e fëmijëve të vrarë, pastaj lokacioni të jetë Prishtina, në një vend qendror dhe të qasshëm, dhe përcaktimi i një date të përbashkët kombëtare për përkujtimin e të të gjithë fëmijëve të vrarë, konkretisht shpallja e një date të veçantë, si Dita Kombëtare e Përkujtimit të Fëmijëve të Vrarë gjatë Luftës në Kosovë, është propozuar data 17 prill, në përkujtim të 17 prillit 1999, ku në masakrën e Poklekut në Drenas u vranë 53 viktima, 25 prej tyre fëmijë”, tha ai.
Hapat e radhës, sipas Kurtit, do t’i ndërmarrë Ministria e Kulturës dhe Turizmit.

T� tjera
-
Le’tra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni ...
-
Kurti uron “Koalicionin Shqiptar” për rezultatin në zgjedhjet në Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar “Koalicionin Shqiptar” për rez...
-
Ky është i dyshuari për vrḁsjen me sëpatë të kunatës në Pejë – viktimḁ ishte kthyer nga Policia në shtëpi vetëm pak minuta para krimit
Gazeta Sinjali ka siguruar identitetin e personit të dyshuar për vrasjen brut...
-
Tragjedia në Vitomericë/ Avokatja zbulon fjalët e fundit të Arlindës, që u vra nga kunati me sopatë: “Nuk më duhet jeta pa djalin”
Avokatja Adelina Hoxha ka reaguar pas vrasjes së Arlindës, e cila dyshohet se...
-
CRTA: Lista Studentore kryeson me 51,47 për qind të votave
Lista Studentore kryeson në zgjedhjet parlamentare në Serbi me 51,47 për qind...
-
Burri nga Deçani e vret në Vitomericë kunatën e tij
Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në Vitomericë të Pejës, ku një bur...
-
CeSID: Koalicioni Shqiptar, dy mandate në Serbi
“Koalicioni Shqiptar” pritet të përfaqësohet nga dy deputetë në parlamentin s...
-
CeSiD i publikon rezultatet preliminare, Lista e Studentëve e mund Vuçiqin 52 me 39, Daçiq merr veç 2.3% të votave
Qendra për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci (CeSiD), në bashkëpunim me Ipsos, k...
-
Shqiptarët mund t’i fitojnë tre mandate në Parlamentin e Serbisë?
Me përjashtim të listës së studentëve dhe SNS-it, të gjitha listat tjera zgje...
-
Vuçiq humbi, nisin festimet në shtabin e Listës së Studentëve dhe në qendër të Beogradit
Festimet kanë nisur në shtabin e listës së studentëve “Studentët Fitojnë”, pa...
-
Vuçiç pranon humbjen pas 14 vitesh në pushtet: Ka fituar Lista Studentore
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se Lista Studentore pritet të...
-
Rrahja e të miturës në Gjilan nga bashkëmoshataret, familja largohet nga Kosova
Pas dhunës fizike ndaj një vajze të mitur në Gjilan në vitin 2025, e cila iu ...
































