Lajme

Kur do të hiqen barrikadat sipas Escobar

Autori: Gazeta inFokus 18:27 | 13 December 2022

I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në një intervistë për Radio Evropa e Lirë ka folur për heqjen e barrikadave dhe se kur mund të ndodhë një gjë e tillë

REL: Pasi që serbët e Kosovës u larguan nga institucionet, a mendoni se është e mundur që të integrohet sërish veriu i Kosovës në sistemin institucional të Kosovës?

G. Escobar: Sigurisht që shpresoj në këtë, dhe shpresoj që kur të arrijmë një zgjidhje, e cila shpresoj të ndodhë shpejt – homologu im Mirosllav Lajçak është sot këtu – do të shohim largimin e barrikadave dhe do të shohim një rrugë përpara për riintegrimin. I bëj thirrje Qeverisë së Kosovës që t’i pranojë njerëzit që do të kthehen, ata që kanë të drejtë të kthehen, t’i lejojnë të kthehen. Dhe, më pas të lëvizim përpara në diskutimet për normalizim.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera