Lajme

Kuqi: Çnjohja ndaj një shteti mund të bëhet, por duhet të tregohen arsyet

Autori: Gazeta inFokus 18:52 | 05 January 2023

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se janë afro 10 vende të gatshme për ta tërhequr njohjen ndaj Kosovës.

Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Gurakuq Kuqi, në emisionin Info Magazine në Klan Kosova folur rreth çnjohjes si akt ndërshtetëror.

Sipas tij, tërheqja e njohjes ndaj një shteti mund të bëhet, por në mënyrë zyrtare duhet të tregohen arsyet për një veprim të tillë.

-Advertisement-

“Jo për herë të parë me Kosovën është duke u avancuar si doktrinë, por në këtë rast është për fajin e vetë Kosovës sepse ajo nuk ka arritur mjaft mirë që ta shfrytëzojë vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë e cila ka dhënë disa nocione shumë të mira që shmanget doktrina e mosnjohjes”.

“Nëse bazohemi në atë se çfarë ka ndodhur në të kaluarën, pra shteti i cili tërheq njohjen duhet ta bëjë një notë verbale ku tregon arsyet e veta se pse e tërheq njohjen”.

“Një gjë e tillë mund të ndodh, por duhet të jepen disa arsyetime sikur që jepen me rastin e njohjes së një shtetit”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera