Sport

Kupat e Europës, 14 kandidatë nga 10 shtete, mes tyre edhe Shqipëria

Autori: Gazeta inFokus 08:55 | 08 June 2017

Qeveria e futbollit europian zyrtarizoi pranimin e  dosjeve nga ana e 10 federatave anëtare për organizimin e  finaleve të kompeticioneve. Plot 14 kandidatura nga 10 shtete u formalizuan në selinë e UEFA-s për finalet e vitit 2019, mes të cilave siç është lajmëruar garon edhe Tirana me opsionin e “Arenës Kombëtare”.

Për Superkupën e UEFA-s pas dy vjetësh, Shqipëria do të rivalizojë me Tuluzën, Astana në Kazakistan, Belfastin, Stambollin, dy kandidatura polake dhe po kaq turke. Këtyre rivalëve i shtohet edhe Sami Ofer Stadium, impianti në të cilin kombëtarja Shqiptare do të luajë të dielën në Izrael.

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s do të zyrtarizojë në 21 shtator të këtij viti. Kandidaturat fituese për Superkupën, për Europa League dhe për Champions në 2019.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera