Kundërshtohet importi i veturave të vjetra
Autori: Gazeta inFokus 10:10 | 09 July 2018
Ministria e Infrastrukturës po e kundërshton nismën e heqjes së kufizimit për importin e veturave më të vjetra se 10 vjet. Në këtë institucion alarmojnë se me këto ndryshime rrezikohet siguria në trafik dhe iniciativa ligjore bie ndesh me rekomandimet e Komisionit Evropian për mjedisin.
Ligji për Automjete, i cili ndalonte importin e veturave më të vjetra se 10 vjet, mund të rikthehet sërish me një nismë që deputeti i PDK-së Mërgim Lushtaku javë më parë e prezantoi në Komisionin Parlamentar për Zhvillim Ekonomik.
Kjo iniciativë po cilësohet e rrezikshme për sigurinë në trafik dhe pritet ta sjellë në kaos të vërtetë gjendjen e ambientit në Kosovë.Të paktën kështu janë duke paralajmëruar në Ministrinë e Infrastrukturës, si dhe organizatat që merren me mbrojtjen e mjedisit, shkruan “Zëri”.
Ndryshimi i Ligjit për Automjete është vlerësuar i panevojshëm edhe nga Ministria e Infrastrukturës (MI).
Në një përgjigje me shkrim për gazetën “Zëri”zyrtarët për Informim janë shprehur se me këto ndryshime ligjore Kosova pritet të shndërrohet në varreza automjetesh të kalbura, të cilat e ndotin tej mase ambientin.
“Ndryshimi i neneve 44, 63 e 89 të Ligjit për Automjete është i panevojshëm dhe i paarsyeshëm për Ministrinë e Infrastrukturës. Ndryshimet e propozuara krijojnë mundësi për çrregullim të tregut të importit të automjeteve, të cilat janë në dëm të sigurisë në komunikacionin rrugor dhe të shëndetit të qytetarëve në përgjithësi”, thuhet në përgjigjen me shkrim të këtij institucioni.
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 27 prill
Organizuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Komisioni Qeveritar për Perso...
-
Ministria e Jashtme gjermane tregon për takimin me Kurtin
Zyra gjermane për Punët e Jashtme ka komentuar takimin që ka pasur ministrja ...
-
Osmani nesër me nderime te Memoriali për të Pagjeturit dhe për homazhe në Mejë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nesër do të bëjë nderime te Memoriali për...
-
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompan...
-
Tërmeti me magnitudë 5.8 ballë godet Tajvanin
Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë ka goditur Tajvanin. Tërmeti u regjistrua m...
-
Blinken: Kemi parë prova të përpjekjes së Kinës për të ndikuar në zgjedhjet e SHBA
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se SHBA ka parë prova të përp...
-
Kurti: Kur vendet autoritare po kërcënojnë me largim, Kosova me meritë kërkon anëtarësimin në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka fol...
-
Ndërron jetë Bojan Tonçiq, gazetari serb që kundërshtoi Millosheviqin për luftën e Kosovës
Në moshën 57 vjeçare ka ndërruar jetë gazetari serb Bojan Tonçiq. Tonçiq d...
-
Abdixhiku në Hamburg këtë fundjavë, paralajmëron dy tubime
Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjat...
-
Sandulloviq-Hillit: “Duhet t’ju vijë turp nga vetja”
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformë...
-
Mbahet ceremonia e lidhjes me internet të shkollës së 100-të në Republikën e Kosovës
Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KOD...
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...