Sport

Kundërshtari i Kosovës bëhet me trajner të ri

Autori: Gazeta inFokus 17:58 | 25 July 2019

Faruk Hadzibegic është emëruar selektor i ri i Malit të Zi. Trajneri boshnjak do ta zëvendësojë serbin e shkarkuar muajin e kaluar, Ljubisa Tumbakovic

Mali i Zi e ka emëruar Faruk Hadzibegicin në krye të shtabit teknik në vend të Ljubisa Tumbakovicit, i cili u shkarkua në qershor pasi e bojkotoi ndeshjen me Kosovën për arsye politike.

“Bordi Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Malit të Zi (FSCG) unanimisht ka votuar për Hadzibegicin për selektor të ekipit kombëtar dhe kontrata do të nënshkruhet deri në fund të vitit tjetër”, ka njoftuar sot FSCG.

-Advertisement-

61 vjeçari, ish-mbrojtës i Jugosllavisë i ka drejtuar disa skuadra gjatë karrierës pasi kishte luajtur edhe vetë deri në Botërorin 1990, ku e kishte humbur penalltinë vendimtare në humbjen nga Argjentina në çerekfinale.

Hadzibegic u emërua për t’i rikthyer shpresat e Malit të Zi për kualifikim në Euro 2020, pasi ekipi i fitoi vetëm dy pikë në katër ndeshjet e para.

Tumbakovic, i cili e mori në dorë Serbinë nga 1 korriku, ishte shkarkuar pasi ai së bashku me dy futbollistë serbë, Mirko Ivanic e Filip Stojkovic e kishin bojkotuar ndeshjen me Kosovën, e cila përfundoi baras, 1:1 në kualifikimet e Evropianit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera