Kundër vra*sjes së grave, RrGK fton protestë gjithëpopullore më 25 nëntor
Autori: Gazeta inFokus
14:31 | 10 October 2026
Rrjeti i Grave të Kosovës ka ftuar të gjithë qytetarët, organizatat dhe institucionet t’i bashkohen protestës gjithëpopullore kundër vrasjes së grave dhe dhunës me bazë gjinore, protestë kjo që do të mbahet më 25 nëntor.
Në një opnionon të Adelina Berishës, Drejtore e Programit për Adresimin e Dhunës me Bazë Gjinore në Rrjetin e Grave të Kosovës thuhet se vrasja në Gjilan është një tjetër kujtesë e dhimbshme për urgjencën që Kosova ta trajtojë femicidin si fenomen të rrënjosur në pabarazinë gjinore dhe marrëdhëniet e pushtetit.
“Edhe pse legjislacioni ynë e njeh gjininë si rrethanë rënduese, kjo nuk mjafton nëse vrasjet e grave nuk hetohen dhe trajtohen në kontekstin e dhunës me bazë gjinore dhe rrethanave që u kanë paraprirë.
Kosovës i duhet urgjentisht një përkufizim ligjor i femicidit dhe krijimi i një mekanizmi Femicide Watch për monitorimin dhe analizimin sistematik të rasteve, identifikimin e dështimeve institucionale dhe parandalimin e vrasjeve të ardhshme. Këto masa janë në përputhje me frymën dhe kërkesat e Konventës së Stambollit për parandalimin e dhunës ndaj grave, mbrojtjen e viktimave dhe ndjekjen penale të kryerësve”, thuhet në raport.
Berisha tutje thekson se një grua nuk duhet ta ketë raportuar dhunën që ajo të merret seriozisht nga drejtësia.
“Mungesa e një raportimi paraprak nuk është dëshmi e mungesës së dhunës. Institucionet duhet të hetojnë historikun e marrëdhënies, kërcënimet, kontrollin dhe format e tjera të mundshme të dhunës, në mënyrë që përvojat e gruas para vrasjes të merren parasysh në hetim dhe në përcaktimin e përgjegjësisë penale.
Drejtësia nuk mund të kufizohet vetëm te momenti i vrasjes. Ajo duhet ta shqyrtojë kontekstin e plotë të dhunës dhe çdo dështim institucional që mund të ketë kontribuar në humbjen e jetës”, thekson Berisha.
Më 25 nëntor, RrGK fton të gjithë qytetarët dhe qytetaret, organizatat dhe institucionet t’i bashkohen protestës gjithëpopullore kundër vrasjes së grave dhe dhunës me bazë gjinore.
“Le ta kthejmë solidaritetin në veprim dhe të kërkojmë drejtësi, llogaridhënie dhe masa konkrete për parandalimin e femicideve”, thuhet në opinionin e Berishës.

T� tjera
-
Parashikimi i motit për të shtunën
Të shtunën parashikohet mot kryesisht me diell, me përjashtim për në orët e m...
-
Xhavit Haliti: Po të liroheshin Thaçi dhe të tjerët me protesta, do të mblidheshin një milion njerëz në rrugë
Ish-deputeti i Kuvendit, Xhavit Haliti, ka komentuar vendimet e veçanta të Ko...
-
Kurti: Dokumentimi i krimeve të luf*tës i domosdoshëm për zbardhjen e së vërtetës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar raportin e punës së Instituti...
-
Komandanti i KFOR-it takohet me gjeneralin amerikan në Prishtinë, diskutohet siguria në Kosovë
Komandanti i KFOR-it, Roberto Vergori, është takuar sot në kampin “Film City”...
-
“Sa shumë marrëzi e sa pak marre” – Dakaj për arsyetimin e Ramës rreth skandalit me shiritin që kushton 12 euro e paguhet 3.500 euro
Gazetari Shkëlzen Dakaj ka reaguar ashpër ndaj sqarimit të kryetarit të Prish...
-
Një person gjendet pa shenja jete në Prishtinë, policia nis hetimet
Një person është gjetur pa shenja jete të premten mbrëma në Prishtinë, shkrua...
-
Djali i Anton Qunit betohet si ushtar i Kroacisë: Dritoni do të mbetet përfaqësues i traditës shqiptare
Ish-ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Anton Quni, ka bërë të ditur se djali i t...
-
Ymeri: Prokuroria e vërtetoi se ka pasur manipulime në çmimet e energjisë elektrike – u tregtua sikur në “pazar”
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, në EURO n’T7 ka thë...
-
Ganimete Musliu nuk e përjashton kandidimin për kryetare të PDK-së: Ka ardhur momenti që partia të udhëhiqet nga një grua
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka deklaruar se ...
-
Kurti pranoi paportin vjetor të punës së Institutit të Krim*eve të Kryera gjatë Luf*tës në Kosovë
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vizitoi sot Institutin e K...
-
Presidentja Shiroka Pula takon kryetarët e komunave, iu premton përkrahje
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, është takuar sot m...
-
Ndryshimet në pozitat udhëheqëse të Policisë, Musliu kërkon dokumentacion zyrtar: Ende nuk kam marrë përgjigje
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka kërkuar...





























