Sport

Kundër Danimarkës, Deschamps mendon për rotacion

Autori: Gazeta inFokus 12:41 | 25 June 2018

Franca do të luajë të martën ndeshjen e fundit në Grupin C ndaj Danimarkës. skuadra e Didier Deschamps është e kualifikuar për në raundin tjetër pasi i ka fituar dy ndeshjet e para me Australinë dhe Perunë.

Kështu që trajneri i transalpinëve ka filluar të mendojë për të bërë rotacion në këtë sfidë me nordikët.

Seanca stërvitore e së dielës krijoi idenë për formacionin që Deschamps do të hedhë në fushën e lojës ndaj nordikëve. kështu mësohet se në portë Mandanda pritet të marrë vendin e Hugo Lloris.

-Advertisement-

Përpara tij Deschamps duket se do të aktivizojë për herë të parë Sidibe e Kimpembe në vend të Pavard e Umtiti që bëri një stërvitje të diferencuar, ndërsa Lucas Hernandez duket se do ta mbajë vendin e tij.

Në mesfushë, Kante që konsiderohet i rëndësishëm nga skuadra, duket se do të jetë në formacion, por këtë radhë me shumë gjasa nuk do të ketë Pogba më fushë, por Nzonzo. për më tepër, Deschamps nuk dëshiron që të rrezikojë me skualifikimet duke qenë se Pogba së bashku me Matuidi e Tolisso e kanë një karton të verdhë.

Edhe Dembele e Lemar do të jenë pjesë e formacionit dhe do të luajnë në krahë ndërkohë që në sulm nuk ka ndryshime me Giroud e Griezmann që do të luajnë së bashku.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera