Kumbullat e thata ndihmojnë kockat, por mos e teproni!
Autori: Gazeta inFokus 10:13 | 18 February 2022
Një studim i Universitetit Shtetëror të Pensilvanisë shqyrtoi marrëdhënien midis konsumimit të kumbullave të thata, stresit oksidativ dhe inflamacionit. Rezultatet e studiuesve amerikanë flasin për efektet mbrojtëse të këtij fruti veçanërisht në kockat e grave në post-menopauzë. Në praktikë, konsumimi i kumbullave të thata duket se lidhet me një efekt antioksidant dhe anti-inflamator, me një veprim të dobishëm në kontrast me osteoporozën.
“Kumbullat e freskëta dhe kumbullat e thata janë krejtësisht të ndryshme, shpjegon Stefania Ruggeri, studiuese dhe nutricioniste. Kumbullat e freskëta përmbajnë rreth 87% ujë për 100g dhe për këtë arsye përmbajtja e tyre kalorike është shumë e ulët (rreth 45 kcal për 100 g). Por pavarësisht sasisë së ulët kalorike, ato janë fruta të mbushura me lëndë ushqyese. Ato janë të pasura me kalcium, kalium, vitaminë A dhe vitaminë K dhe një sërë vlerash të tjera.
Përqendrimet në kumbullat e thata janë shumë të ndryshme dhe për këtë arsye duhen konsumuar me kujdes dhe jo në sasi të çrregullta. Kumbullat e thata përmbajnë pak ujë, shumë më tepër sheqerna të cilat janë gjithashtu më të koncentruara dhe për këtë arsye janë padyshim më kalorike (rreth 236 kcal për 100 g).
“Konsumimi i frutave çdo ditë është i mirë për shëndetin tonë, shumë studime shkencore kanë treguar se konsumimi i përditshëm i frutave dhe perimeve zgjat jetën dhe parandalon shumë sëmundje kronike, degjenerative si sëmundjet kardiovaskulare dhe tumoret.
Osteoporoza paraqet një problem të shëndetit publik për gratë mbi moshën 50 vjeçe.
Produktet ushqimore, si kumbullat e thata po bëhen gjithnjë e më popullore, teksa ka prova se ato mund të kenë efekt antioksidues dhe anti-imflamator.
Prandaj flitet edhe për efekte pozitive në zorrë. Kumbullat e thata ndihmojnë qarkullimin e zorrëve, por ajo që del nga disa studime është se konsumimi i rregullt mund të ketë efekte në mikrobiotën e zorrëve dhe për rrjedhojë me efekte shumë më të rëndësishme në shëndetin tonë.
“Përbërjet polifenolike që përmbajnë kumbullat, janë përbërës bioaktivë që luajnë një rol të fuqishëm në reduktimin e gjendjeve inflamatore dhe reduktimin e stresit oksidativ qelizor. Edhe frutat e tjera janë të pasura me to, si për shembull, portokallet, shegët, manaferrat”.
Sipas një studimi amerikan, gratë në menopauzë duhet të konsumojnë 50/100 gram kumbulla të thata në ditë, për të mbrojtur kockat.
Por vlerat ushqyese të kumbullave të thata janë të rëndësishme edhe sistemin imunitar te meshkujt, por në të dyja rastet nuk duhet tepruar me sasinë.
Të tjera
-
Black Friday në Comodita Home: Përfito 100€ extra zbritje në dyshekë
Se gjumi juaj është prioritet i Comodita Home dëshmohet edhe këtë muaj! Comod...
-
Kurti: Qeveria po lụfton diskriminimin racor, drejt hartimit një ligj i ri
Nën sloganin “Forcë në diversitet – Një shoqëri pa diskriminim racor”, është ...
-
Lushtaku, Kurtit: E keni gjetur vendin të gatshëm, ka ardhur koha që Kosovën me udhëheq njerëzit që kanë kontribuar…!
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, ka ...
-
Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi
Në mungesë të kuorumit ka dështuar të mbahet mbledhja e Komisionit për Ekonom...
-
Arrestohet një 56 vjeçar në Kaçanik, ishte i kërkuar për vjedhje të pyllit
Një person është arrestuar sot në Kaçanik. M.I., 56 vjeçar ishte i kërkuar...
-
Kundër dhụnës gjinore, Haxhiu dhe Konjufca thonë se janë forcuar mekanizmat e ligjit
Nën organizimin e Ministrisë së Drejtësisë dhe Koordinatores Nacionale Kundër...
-
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’
Koalicionit AAK-Nisma zyrtarisht i është bashkuar edhe `Lista Ideali’ në kry...
-
Dënohet me 1 vit burgim dhe 15 mijë euro gjobë ish-kryetari i LDK-së në Drenas për pastrim parash
Edhe në rigjykim, Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me 1 vit burgim ...
-
Pasivizimi i adresave në Luginë drejt Gjykatës së Strasburgut
Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg do të jetë adresa e r...
-
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë strehim urgjent për civilët
Gjermania po punon për hartimin e një liste të bunkerëve që mund të ofrojnë s...
-
Angela Merkel… multimilionere me botimin e kujtimeve!
Interesim i madh si rrallëherë për një libër politik gjerman. Libri i ish-kan...
-
Osmani takon ministrin e Jashtëm të Kolumbisë, flasin për të mbijetuarit e dhunës seksuale
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me ministrin e Punëve të Jas...