Sport

Kumbulla: Këshillat e Mourinhos më kanë ndihmuar, jam i lumtur

Autori: Gazeta inFokus 13:40 | 17 January 2022

Jose Mourinho e vlerësoi si më të mirin e mbrojtjes së Romës në fitoren ndaj Cagliarit, të tillë e kanë vlerësuar edhe mediet italianë, që kanë nxituar t’i marrin një opinion Marash Kumbullës menjëherë pas ndeshjes.

“Jam i lumtur, pasi vij nga një periudhë gjatë se cilës nuk kam luajtur shumë dhe kam hasur vështirësi. Kjo falë shokëve të mi dhe trajnerit, që më kanë dhënë shumë këshilla. Jam munduar që të punoj më maksimum në stërvitje për të qenë i gatshëm për të dhënë kontributin tim.

Jam shumë këmbëngulës dhe e konsideroj veten futbollist të përulur. Mundohem të jap maksimumin për skuadrën dhe mendoj se këtë gjë trajneri dhe shokët e kanë parë dhe vlerësuar”, – deklaroi Marash Kumbulla.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera