Sport

Kukësi barazon pa gola ndaj Qarabagut në ndeshjen e parë

Autori: Gazeta inFokus 22:49 | 25 July 2018
E cilësuar si inferiore skuadra e Kukësit ka surpizuar sot përballë Qarabag favorit, duke ndalur ekipin azer në “Loro Boriçi” të Shkodrës me rezultatin 0-0.
Një përballje e vlefshme për takimin e parë të turit të dytë kualifikues të UEFA Champions League.

Pas kualifikimit ndaj Valletta, tashmë verilindorët kanë të gjitha shanset që të kalojnë edhe ekipin nga Azerbajxhani, me shpresën e shënimit të një goli në transfertë, aty ku do të vendoset fati i nënkampionëve të Shqipërisë.

Kukësi ka zëvendësuar deri tani më së miri Skënderbeun me eksperiencën pozitive të korçarëve në Europë, pasi verilindorët kanë shumë shpresa dhe të gjitha shanset për të kaluar turin e dytë kualifikues të UEFA Champions League.

Edhe sot në “Loro Boriçi”, Kukësi ka bërë gjithçka shumë mirë, duke ndalur në mënyrë fantastike kërcënimet e miqëve, por gjithashtu edhe në ndërtimin e aksioneve sulmuese, ndonëse pa saktësi në finalizim.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera