Fokus

KUJDES: Së shpejti Prishtina me semaforë që masin shpejtësinë e veturave

Autori: Samire Jaha 14:27 | 11 July 2022

Komuna e Prishtinës do të investojë 50 mijë e 756 euro në modernizimin e semaforëve në kryeqytet, shkruan Gazeta Infokus.

Të premten Kuvendi Komunal ka njoftuar për dhënien e kontratës dy kompanive “Grup i Operatorëve Ekonomik Bahri Asllani” dhe “Lasemaforica s.r.l”, për ndërtimin e semaforëve, modernizimi dhe ndërtimin e paneleve ndriçuese.

E semaforëve në kryeqytet përveç ndërtimit të ndriçuesve do të iu vendoset edhe matësi i shpejtësisë së veturave.

-Advertisement-

Kjo gjë është bërë e ditur përmes Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, ku thuhet se është bërë dhënia e kontratës me përshkrim “Ndërtimi i Semaforëve modernizimi ,ndërtimi i paneleve ndriçuese dhe matësve të shpejtësisë”.

Ndryshe kjo kontratë ka kohëzgjatjen për 36 muaj, ndërsa nënshkrimi i kantatës do të bëhet nesër (12 korrik) sipas këtij njoftimi./Gazeta Infokus/

Më poshtë gjeni kontratën e plotë:





Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Një vit i suksesshëm përtej pritshmërive
-Advertisement-

Të tjera