Lajme

Kujdes para se te merrni parat: Vetëm brenda ditës në Polici paraqiten dy raste me falsifikim të monedhave

Autori: Gazeta inFokus 09:30 | 26 November 2020

Brenda më pak së 24 orë në Kosovë kanë ndodhur dy raste të falsifikimi të parave.

Kështu bëhet e ditur në raportin e fundit të Policisë së Kosovës, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas Policisë së Kosovës një rast ka ndodhur në Graçanicë dhe tjetër në Mitrovicë.

-Advertisement-

Ku në dy rastet persona të dyshuar kanë deponuar nga 50 euro të falsifikuar.

“Mbretëresha Teutë, Mitrovicë 24.11.2020 – 18:06. Ankuesja femër kosovare, punëtore e një banke ka njoftuar se në bankomat nga një person është deponuar një bankënotë 50 euro që dyshohet të jetë e falsifikuar. Njësiti policor ka konfiskuar bankënotën e dyshuar si dëshmi materiale”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.

Ndërsa rasti tjetër ka ndodhur të mërkurën rreth orës 14;55.

“Rr. Car Lazari, Graçanicë 25.11.2020-14:55. Ankuesi mashkull kosovar, punëtorë i një banke, ka njoftuar se në bankomat, nga një person është deponuar një bankënotë 50 euro që dyshohet të jetë e falsifikuar. Njësiti policor ka konfiskuar bankënotën e dyshuar si dëshmi materiale”, ka bërë të ditur Policia./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera