Fun & Video

Kujdes nga gratë që shikojnë seriale, ato…

Autori: Gazeta inFokus 08:52 | 24 May 2017

Sipas një studimi amerikan, në ditët e sotme gratë tradhtojnë pothuajse njësoj sa burrat. Psikologët fajësojnë për këtë rrjetet sociale dhe TV.

Imazhi i gruas engjëll, të përkushtuar totalisht ndaj bashkëshortit dhe fëmijëve, sipas një studimi amerikan, është duke u zbehur çdo ditë e më tepër. Barazia sekseve duket se po përhapet kudo: në punë, në ushtri, dhe sipa të dhënave të fundit, edhe në fushën e tradhtisë. Sipas të dhënave të një studimi amerikan, burrat tradhtojnë në 23 për qind të rasteve, ndërsa gratë në 19 për qind. Një diferencë shumë e vogël kjo, po të kemi parasysh se 20 vjet më parë burrat tradhtarë ishin 2 fishi i grave.

Sipas psikologes amerikane, Peggy Drexler barazia në tradhti mes burrave e grave nuk është vetëm sasiore, por edhe cilësore. Sipas saj, gjithnjë e më shumë ka gra që jo vetëm tradhtojnë, por janë në kërkim të aventurave të reja.

-Advertisement-

Sipas studimi të “National science foundation”, faji për këtë i atribuohet modeleve sociale të rrëfyera përmes mjeteve të komunikimit, sidomos TV, që tregojnë vazhdimisht dhe në mënyrë të hapur skena seksi, një situatë të cilën psikologët e quajnë “mbivlerësim i tradhtisë”, kur spektatori familjarizohet në mënyrë progresive me tradhtinë dhe fillon ta konsiderojë një situatë normale.

Studiues të tjetër sugjerojnë se faji për shtimin e këtij fenomeni nuk është vetëm i “Shtëpiakeve të dëshpëruara” (seriali televiziv), por një rol të rëndësishëm në këtë aspekt luajnë edhe rrjetet sociale, të tilla si Facebook, të cilat lehtësojnë situatat për krijimin e lidhjeve motive jashtëmartesore, sidomos te gratë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera