Lajme

Kujdes ku i parkoni veturat në Prishtinë, Inspekcioni vazhdon me konfiskim

Autori: Gazeta inFokus 17:38 | 20 November 2019

Komuna e Prishtinës është vendi ku njihet me kolona të gjata dhe pamundësi parkimi të veturave në vende të sigurta.

E kjo i bënë që shumë ngasës të veturave që ato t’i parkojnë vend e pavend, shkruan gazeta inFokus.

Madje edhe në vendpunishte,vazhdojnë të parkohen veturat, e këtë gjë nuk e lejon Inspekcioni i komunës.

-Advertisement-

Drejtori i Inspekcionit të kësaj komune, Adonis Tahiri ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme janë konfiskuar disa vetura në rrugën “Qamil Hoxha”, ku janë duke u zhviulluar punimet.

Madje ka kërkuar nga banorët e kësaj rruge që të largojnë sante veturat e tyre nga parkingu, pasi që nesër në ora 6 do të fillojnë punimet.

“Mos i parkoni veturat nëpër vendpumishte, sepse detyrohemi t’i konfiskojmë ashtu që të realizohen punimet.
Edhe banorët e rrugës “Qamil Hoxha” duhet që t’i largojnë sonte veturat e tyre nga parkingu, në mënyrë që nesër prej ore 06:00 të vazhdojmë me punime.
Kërkojmë mrëkuptim për pak ditë, ashtu që të rregullohet parkingu siç është më së miri!”, ka shkruar Tahiri./Gazeta inFokus/.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera