Lajme

Kuçi thotë se Kurti “gënjen me gjakftohtësi” kur thotë se s’kishte koalicion kundër Qëndron Kastratit

Autori: Gazeta inFokus 19:49 | 16 November 2021

Zyrtarja e PSD-së, Natyra Kuçi e komentoi deklaratën e sotme të kryeministrit Albin Kurti, i cili tha se nuk kanë bërë koalicion kundër Qëndron Kastratit në Kamenicë.

Kuçi thotë se Kurti gënjeu me gjakftohtësi sa i përket koaliconit të VV-së kundër Qëndron Kastratit. Ajo e bashkangjiti edhe videon, kur kryeministri Kurti thotë se ‘nuk është e vërtet’ për një koalcion kundër kandidatit të PSD-xs, Qëndron Kastrati.

“Gjakftohtësia e Kurtit kur thotë një gënjeshtër për koalicionin në Kamenicë, tregon që është në gjendje të manipuloj për të arritur qëllimet e veta. Ky nuk është thjeshtë mashtrues. Ky dëshiron të krijoj realitet të ri. Albin Kurti është një rrezik për shoqërinë”, tha Kuçi.

-Advertisement-

Ndryshe, kandidati i VV-së për të parin e Kamenicës, Kadri Rrahmanaj doli fitues në këto zgjedhje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera