Sport

Kualifikimi i mundimshëm i Prishtinës, reagon Mirel Josa

Autori: Gazeta inFokus 16:48 | 27 November 2018

Trajneri i Prishtinës, Mirel Josa ka reaguar pas kualifikimit të skuadrës së tij në Kupën e Kosovës.

Vetëm pas ekzekutimit të penalltive, Prishtina ia doli ta mposhtë Drenicën në Skënderaj.

Në kushte të këqija atmosferike, Prishtina fitoi me rezultat, 5-4 në penallti, kur ndeshja në kohën e rregulltë kishte mbaruar pa gola.

-Advertisement-

Dhe Josa tani është shprehur i kënaqur me punën e lojtarëve të tij.

”Luajtëm mirë në pjesën e parë, madje edhe mund të shënonim në disa raste të pastëra. Rastet nuk munguan as në pjesën e dytë”.

”Jam i kënaqur me punën e lojtarëve duke u bazuar në atë se kemi zhvilluar dy ndeshje brenda një periudhe të shkurtër kohore. Le ta mbyllim stinorin në mënyrën më të mirë të mundshme”, u shpreh Josa.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera