Ekonomi

Ku ka nevojë më së shumti për investim në sektorin e energjisë në Kosovë?

Autori: Gazeta inFokus 16:30 | 18 March 2022

Drejtoresha e shoqatës ‘AVESK”, Arijeta Pajaziti dhe njëherësh edhe inxhiniere në KOSTT, ka thënë se janë disa hapësira ku mund të fillohet apo të investohet më së shumti në sektorin e energjisë.

Në një intervistë në INDEP (Instituti për Politika Zhvillimore), në kuadër të projektit “Rimëkëmbje për qëndrueshmëri”, Pajaziti ka thënë se së pari në Kosovë duhet të investohet në vetëdijesimin e shoqërisë në lidhje me energjinë dhe shpenzimin e saj.

“Më së pari duhet të vazhdohet me ngritjen e vetëdijes të krejt popullatës. Edhe për eficiencë edhe për shpenzimin edhe për mënyrën e fitimit të kapaciteteve energjetike. Nuk e tregon një shkallë më të lartë të pasurisë së dikujt nëse e shfrytëzon një aparat një makinë larje me më pak rrobe se që është e planifikuar. Se për mu rryma pagesa nuk është problem. D.m.th. kjo të depërtojë në çdo shtresë të popullsisë. Vetëm ngritja e vetëdijes do të japë rezultate tjera në vazhdim”, ka thënë ajo.

-Advertisement-

Po ashtu inxhinierja Pajaziti ka shtuar se qytetarët që kanë mundësi të instalimit të kapaciteteve të burimeve të ripërtirtshme të vazhdojnë ti përdorin ato apo të fillojnë përdorimin e tyre.

Kjo sipas saj sepse ndikon në sigurimin e shpenzimeve vetanake.

“Ne të gjithë jemi ballafaquar në shtetet e zhvilluara ku banorët e atyre shteteve janë shumë efecient edhe janë shumë rigoroz ndaj këtyre kushteve dhe zbatimit të tye për shkak të këtyre problemeve që janë edhe për të mirën e tyre materiale edhe të shtetit.

Gjithashtu të gjithë ata apo ato të cilët kanë mundësi të instalimit të kapaciteteve të burimeve të ripërtritshme të fillojnë apo të vazhdojnë me atë, për arsye se do të sigurosh një siguri për shpenzimin tënd vetanake dhe do të japësh në kontribut në moment të caktuar për atë të përgjithshmen”, ka thënë Pajaziti.

E përveç vetëdijesimit të shoqërisë sipas Pajazitit, ka edhe shumë hapësira me kapacitete të erës apo të dritës që mund të shfrytëzohen apo ku mund të investohet për sektorin e energjisë.

“Ka hapësirë të pashfrytëzuara, ka hapësira të cilat kanë kapacitete të erës apo kanë kapacitete të rrezeve të diellit apo të dritës në përgjithësi, pra kanë kapacitete fotovaltaike. Atëherë ato të mos mbesin të pashfrytëzuara mirëpo ta zbusin sa do pak kërkesën e shpenzimeve të energjisë”, ka përfunduar ajo./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera