Lajme

Ku ka humbur Kim Jong-un? Diktatori koreano-verior nuk shfaqet në publik prej 35 ditësh

Autori: Gazeta inFokus 20:33 | 06 February 2023

Diktatori koreano-verior Kim Jong-un nuk është parë në publik për 35 ditë, teksa Koreja e Veriut po përgatit një paradë ushtarake për të shënuar 75-vjetorin e saj.

Udhëheqësi i Koresë së Veriut nuk mori pjesë në një takim të tretë të Byrosë Politike të dielën, ku zyrtarët e lartë po diskutonin problemet kryesore bujqësore të vendit, sipas mediave shtetërore.

Ndonëse nuk është e pazakontë që Kim të ketë periudha relativisht të gjata pa u parë në publik, raportohet se këto 35 ditë shënojnë periodën e dytë më të gjatë ku ai nuk është shfaqur, transmeton oranews.

-Advertisement-

Ka spekulime se Kim është mbajtur larg vëmendjes për t’u përgatitur për atë që pritet të jetë një ceremoni masive dhe bazohet në faktin se vitin e kaluar ai u pa duke qenë në krye të një parade ushtarake në prill.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera