Sport

Ku është Messi? Rekord negativ nga sulmuesi i Barcelonës

Autori: Gazeta inFokus 16:55 | 07 December 2020

Pas humbjes nga Cadiz CF në kuadër të xhiros së 12-të të La Ligas, Barcelona ka pasur ecurinë më të keqe 33 vitet e fundit.

Barça aktualisht gjendet në vendin e 14-të të tabelës, me katër fitore, katër humbje dhe një barazim.

Ky është edicioni më i keq në ligë për “Blaugranët” në 33 vitet e fundit.

-Advertisement-

Por, krizë të ngjashme po pëson edhe ylli i skuadrës, Lionel Messi, për të cilin statistikat nuk janë në favorin e tij.

Argjentinasi nuk ka arritur të tregojë numrat e dëshiruar që ka pasur gjithmonë, ai qëndron larg portës, gjë që kontribuon në më pak gola.

Por, më e keqja është se 33 vjeçari as me asiste nuk është mirë, përveç kësaj edhe driblimet e tij janë reduktuar, dikur ai driblonte kundërshtarët, nëse nuk shënonte gol, bënte asiste.

Aktualisht, Messi ka katër gola dhe zero asiste në 10 ndeshje në kuadër të La Ligas, dhe ky është starti më i dobët i tij në ligë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera