Lajme

Kthjellime dhe temperatura deri në 36 gradë Celsius, parashikimi i motit në Shqipëri

Autori: Gazeta inFokus 08:06 | 31 July 2023

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e hënë territorti i Shqipërisë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme falë masave ajrore relativisht të thata.

Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësira të pakta deri mesatare, kryesisht përgjatë relieveve malore. Në mënyrë të izoluar në veri do të ketë reshje të dobta shiu në majat e maleve.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare deri në 7m/s përgjatë vijës bregdetare dhe në lugina era fiton shpejtësi deri 9m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-3 ballë.

-Advertisement-

Temperaturat parashikohen nga 15 në 36 gradë Celsius.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera